Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në qytetin e Lushnjës ku takoi qytetarë dhe u ndal në biznese për t’ju kërkuar votën për zgjedhjet e 25-prillit.
Kryedemokrati u shpreh se ndryshimi është në dorën e qytetarëve dhe padurimi për ta bërë realitet shihet në Lushnje dhe në çdo qytet të Shqipërisë.
Po ashtu nga Lushnja Basha komentoi shkurtimisht edhe situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, ku nënvizoi se ky është një dështim i radhës i një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari.
‘Edhe kjo që po ndodh me aeroportin nuk është gjë tjetër veçse dështimi i radhës së një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndaj, di që padurimi për ta larguar është i madh, por prapë se prapë dua t’i referohem atyre nënave që takova, atyre zonjave që takova në bulevard, që ma thanë thjesht dhe qartë se ora po vjen, dita po vjen. Lushnjarët do të jenë bashkë dhe do të votojnë bashkë për ndryshimin. Mos harroni se ndryshimi është në dorën tuaj, është në votat e bashkimit tuaj që me 25 prill duhet të jetë shembullor dhe europian.
Në dorën time dhe në dorën tonë është t’ju përfaqësojmë denjësisht. Në dorën tonë është të rihapim rrugën e Shqipërisë anëtare e Bashkimit Europian, e Shqipërisë me ekonomi që rritet, që prodhon vende pune, që siguron paga, që e mban rininë këtu afër familjeve tyre duke ju dhënë mundësinë të arsimohen, të punësohen duke risjellë gëzimin në vatrat tona, duke ,larguar stresin, varfërinë dhe papunësinë e këtyre 8 viteve. Ndaj e ndiej dhe e kuptoj se ndryshimi për të gjithë ju këtu dhe shumë e shumë të tjerë për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, tashmë ka ardhur në zemrat tuaj. Le ta bëjmë realitet me 25 prill votoni Partinë Demokratike për ndryshim.’- tha Basha./ b.h