• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vullnetarë shqiptarë në luftën për pavarësi, origjina e lidhjes së fortë me kroatët

by A R
09/07/2018 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët janë meritorë dhe për shtetin e ri kroat, pasi kontributi i tyre zë vend në historinë më të re të këtij shteti që u shkëput me luftë nga ish-Jugosllavia. Në luftën përballë Serbisë, mijëra shqiptarë veshën uniformën e ushtrisë kroate. Sipas të dhënave të Shoqatës së Luftëtarëve Shqiptarë në Kroaci, rreth 3 mijë vullnetarë shqiptarë luftuan përkrahë forcave kroate, nga të cilët 86 ranë dëshmorë, 500 të plagosur, ndërsa mbi 40 akoma rezultojnë të zhdukur. Kjo shoqatë çdo vit me nderime të larta duke përfshirë edhe autoritetet shtetërore kroate përkujtojnë luftën e viteve 1991-1995 për çlirimin e vendit, shkruan INA.

Falë kësaj sakrifice, mbi 300 që ishin pjesë e Ushtrisë së Kroacisë në këtë luftë sot e gëzojnë statusin e veteranit të luftës në Kroaci dhe se ata janë të dekoruar nga autoritetet më të larta të shtetit kroat.

Por në këtë përpjekje për shtetin e ri kroat meritorë në luftë janë edhe gjeneralët dhe oficerët shqiptarë ndër të cilët: gjeneral Rrahim Ademi, Bekim Berisha – Abeja, Esad Çollaku – komandant i forcave speciale kroate, gjeneral Agim Çeku, Amir Muharemi, etj.

Për meritën e shqiptarëve, detaje interesante ka sjellë edhe aktivisti Arianit Xhaferi që sipas rrëfimit të tij fillimet e viteve të 90-ta, ate bashkë me familje e gjetën në luftën e Kroacisë.

“Fillimi i viteve 90 Kroacinë e gjeti në luftë. Asokohe unë me familjen time ishim në Karlovac (56 km në jugperëndim të Zagrebit)… Armiku i përbashkët (Serbia) i nxiti shqiptarët të luftonin krahë për krahë me kroatët për çlirimin e Kroacisë. Duke i llogaritur shqiptarët si vëllezër të pushkës, Kroacia e ka shpallur 10 Nëntorin si DITA E ÇLIRIMTARËVE SHQIPTARË TË KROACISË. Sot në Kroaci jetojnë mbi 17,000 shqiptarë.”, ka shkruar Xhaferi.

Por janë të dhëna të tjera që flasin se shqiptarët atje janë edhe rreth 30 mijë.

Vite më parë gazetarët Daut Dauti dhe Enver Robelli në një shkrim mbi këtë temë kanë shkruar shqiptarët në Kroaci janë një bashkësi që ka luftuar shumë dhe ka fituar pak.

Shqiptarët disa vite me radhë nuk ishin të organizuar politikisht dhe se nuk kishin asnjë deputet në Kuvendin e Kroacisë, për shkak të përçarjeve dhe proviniencave të ndryshme politike. Ata me vite përfaqësoheshin nga një deputet boshnjak i pakicave. Por gjatë dy cikleve të fundit zgjedhore ata arritën të përfaqësohen në Kuvend me deputeten Ermina Lekaj Përlaskaj.

Kush është Ermina Lekaj Përlaskaj

Shqiptarja nga Kosova Ermina Lekaj Përlaskaj ka fituar si deputete e parë e shqiptarëve në Kroaci, edhe pse gjasat ishin që të shkojë edhe një kandidat tjetër shqiptar tetovari Idris Sulejmani me origjinë nga Tetova.

Ermina është një aktiviste e palodhshme e çështjes kombëtare, gjithnjë është angazhuar për mirëqenien e shqiptarëve të Kroacisë. E lindur në Kosovë, Ermina është arsimuar në Rjekë. Është juriste e diplomuar, si dhe ka të dhënë provimin e jurisprudencës dhe studimet pasuniversitare në Menaxhim të Marketingut. Falë përgatitjes profesionale ajo ka punuar si konsulente për prokurim publik ndërsa nga viti 2000 ka qenë e punësuar si drejtore për çështje juridike – ligjore, publike dhe kadrovike në Ujësjellësin Zhrnovnica d.o.o., në Novi Vinodolski.

Falë punës dhe angazhimit të saj Ermina vendosi të kandidojë për ulësen e deputetes në zonën elektorale XII, si kandidate e pavarur për pjesëtarët e minoriteteve kombëtare shqiptare, boshnjake, malazeze, maqedonase dhe sllovene. Dhe pas një fushate brilante, ajo arriti që të sigurojë mandatin e deputetes.

Historiku i shqiptarëve në Kroaci

Shqiptarët e Kroacisë përbëjnë njërën prej diasporave më të vjetra në këtë shtet të ri. Në bregdetin e këtij vendi shqiptarët kanë filluar të vendosen gjatë mesjetës së hershme, para vdekjes së Skënderbeut. Gjurmët e shqiptarëve edhe sot gjenden në rrethinën e Zarës, më saktësisht në Arbanas. Njëri prej shkencëtarëve më të njohur të kësaj treve është ilirologu Aleksandër Stipçeviç, i cili ndërroi jetë viteve të fundit.
Në një tubim me rastin e 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut, Stipçeviç kishte folur në gjuhën shqipe mbi figurën e heroit kombëtar të shqiptarëve. Përveç Stipçeviçit, edhe një personalitet tjetër në Kroaci ka prejardhje arbanase. Ai quhet Bozhidar Kallmeta dhe aktualisht është ministër i detit, turizmit, transportit dhe zhvillimit. Kallmeta ka qenë me vite prefekt i qytetit të Zarës dhe njëri prej përkrahësve më të mëdhenj të gjeneralit të arratisur Ante Gotovina. Gjatë kohës kur Kallmeta sundonte Zarën kishte ndodhur një incident mes tij dhe presidentit kroat Stipe Mesiç, i cili kishte refuzuar ta takojë prefektin, nëse ky nuk e heq nga tavolina portretin e Gotovinës. Kallmeta nuk e kishte hequr.

Nga vitet tetëdhjetë e deri me pavarësnë dhe përfundimin e luftës, numri i shqiptarëve në këtë shtet ka qenë më i madh. Duke llogaritur numrin e atyre që kanë pasur punë dhe vendbanim të përkohshëm, shifra ka arritur deri në 120 mijë. Me shkatërrimin e tregut të punës dhe fuqisë financiare është zvogëluar edhe prania e shqiptarëve në këtë vend. Si faktor shtesë, që ka zvogëluar këtë numër janë edhe problemet që kanë paraqitur organet zyrtare kroate rreth marrjes së shtetësisë, e cila, sipas shumë shqiptarëve, ka qenë një politikë e padrejtë dhe restriktive që është bërë ndaj tyre. /ina

Next Post
FOTOT/ Betimi i Erdogan, Rama në rreshtin e parë, pas ceremonisë takim me Medvedev

FOTOT/ Betimi i Erdogan, Rama në rreshtin e parë, pas ceremonisë takim me Medvedev

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratimi në Kuvend i Ligjit të Ri për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

Miratimi në Kuvend i Ligjit të Ri për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

February 20, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliaj për shpalljen e pavlefshmërisë të veprimeve hetimore të SPAK

February 20, 2026
Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

February 20, 2026
Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve

Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve

February 20, 2026
EMRI/ Zhduket 40-vjeçari nga Skrapari, sendet e tij gjenden pranë kanioneve! Mesazhet e dyshimta me të vëllain në Francë

EMRI/ Zhduket 40-vjeçari nga Skrapari, sendet e tij gjenden pranë kanioneve! Mesazhet e dyshimta me të vëllain në Francë

February 20, 2026
Reshje intensive në Qarkun Shkodër, rrezik përmbytjesh në Obot dhe borë mbi 50 cm në Theth

Reshje intensive në Qarkun Shkodër, rrezik përmbytjesh në Obot dhe borë mbi 50 cm në Theth

February 20, 2026
Shkodër/ Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel, 3 në pranga dhe 3 në hetim(EMRAT)

Shkodër/ Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel, 3 në pranga dhe 3 në hetim(EMRAT)

February 20, 2026
Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother, ja banori që përjashtohet nga gara

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother, ja banori që përjashtohet nga gara

February 20, 2026
“New York Times”: Këshilltarët e Trumpit u paguan mbi 1.6 milion dollarë nga opozita shqiptare

Spahiu: LaCivita do kthejë 7 milionë dollarë sepse shkoi Rama në Uashington, jo Berisha

February 20, 2026
Ish-Princi Andrew lirohet disa orë pas arrestimit për dosjen “Epstein”, policia vazhdon kontrollet në Royal Lodge

Ish-Princi Andrew lirohet disa orë pas arrestimit për dosjen “Epstein”, policia vazhdon kontrollet në Royal Lodge

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In