Pas shpërthimit të vullkanit në Zelandën e Re, autoritetet policore kanë deklaruar se besohet që në kohën e shpërthimit, në Ishullin e Bardhë kanë qenë rreth 50 persona, dhe vetëm 23 prej tyre kanë arritur të evakuohen.
Aeroplanët që kanë fluturuar mbi ishull kanë evidentuar vetëm trupat e 5 personave, kurse të tjerët rezultojnë të zhdukur.
Sipas autoriteteve pacientët e shtruar në spital po trajtohen për djegie të shkallëve të ndryshme, po një pjesë e tyre janë në gjendje të rëndë, pasi u janë dëmtuar mushkëritë.
Ishulli i Bardhë, i njohur ndryshe edhe si Whakaari është vullkani më aktiv në Zelandën e Re. /e.s/