• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vullkani i frikshëm që kërcënon Evropën ndodhet përtej Adriatikut

by Lorenc Vangjeli
01/02/2016 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky vend ndodhet në Itali. Aty romakët e vjetër kanë ngritur shtabin kryesor të akademisë së atëhershme ushtarake. Në afërsi ndodhet liqeni Averno, të cilin Virgjili në “Eneida” e ka quajtur si “kalim në botën e përtejme”.

Ky vend është i njohur si një nga rajonet më të rëndësishme të historisë romake. Një shpellë e quajtur “Shpella e Qenit”, ka një hapje në koren e tokës prej ku del dioksidi i karbonit, poashtu ndodhet në këtë vend. Një bjeshkë e re, e quajtur Monte Nouvo, është krijuar në këtë vend në vitin 1538.

Rajoni poashtu është i njohur për kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verërave spektakulare.

Tashmë mesiguri po e pyesni veten se për cilin vend është fjala.


Eshtë fjala për Napolin.

Por, nuk po flasim për Vezuvin.

Vezuvi thuhet se është qesharak.

Vezuvi është vullkani i cili mund ta shkatërrojë Napolin, mund të dëmtojë rënd Italinë, por nuk mund të na zhduk edhe ne.
Prandaj Vezuvi është qesharak.

Vetëm pak kilometra larg tij, në anën tjetër të Napolit, ndodhet diçka që aspak nuk është qesharake.

Diçka që bukfalisht mund të na fshijë të gjithëve nga faqja e dheut. Të gjithë ne. Italianët, shqiptarët, kroatët, serbët, francezët, spanjollët, portugezët, rusët, britanikët, skandinavët, polakët, turqit, arabët. Ne. Të gjithëve. Të na fshijë.

Po flasim për fushat e Flegreit (Campi Flegrei), ku shtrihen disa komuna napolitane.


Fushat e Flegreit janë një supervullkan, njëri nga 20 të tillë në gjithë planetin, i klasifikuar si vullkan me indeks eksploziviteti VEI 7, që mund të krahasohet me erupcionin e Tamburës së Indonezisë e cili në vitin 1815 Evropës i solli një ‘vit pa verë‘. Pyesni cili është Indeksi maksimal i shpërthimit? Tetë.

Rrethinat si këto, kur ndodhen në fazën eruptive, mund të shkaktojnë pasoja katastrofale për të gjithë njerëzimin, ngjashëm me pasojat që mund të lë një meteor i madh – ka paralajmëruar para disa vitesh Giuseppe De Natale, kryesuesi i Observatoriumit Vezuv.

Ndërsa fushat e Flegreit po zgjohen. Një ekip vullkanologësh po përcjellë gjithçka po ndodhë nën sipërfaqen e Tokës. Nuk dihet se kur do të aktivizohet sërish, por për shkak të aktiviteteve hidrotermale dhe lëvizjes së tokës së supervullkanit, shumë njerëz është dashur të shpërngulen nga ky lokacion.


Erupcioni i këtij supervullkani, që ka ndodhur para 37 mijë vjetësh, mendohet se ka zhdukur pjesën më të madhe të popullatës neandertale në Evropë dhe i ka hapur rrugë Homo sapiensit të pushtojë Europën dhe Azinë. Një erupcion i fundit i madh ka ndodhur para 12 mijë vjetësh.

Përmendëm atë bjeshkën më të re të Evropës? Ajo është krijuar gjatë erupcionin më të vogël, tetëditësh, në fushat e Flegreit.


Një grup shkencëtarësh ka paralajmëruar gjatë vitit 2009, që në dekadat e ardhshme mund të ketë aktivitete eruptive. Reuters ka transmetuar edhe reportazhin ku thuhet se supervullkani mund të vrasë miliona njerëz, transmeton Gazeta Express.

Nuk dihet se kur mund të aktivizohet me tërë kapacitetin e tij, dhe a do të shndërrohet në ‘bishë vrasëse’. Ndoshta kemi kohë edhe mija vite.

Ndoshta s’kemi kohë as edhe një minutë.

E keqja është se vullkanologët nuk mund të përcaktojnë as përafërsisht kohën e erupcionit të vullkanit. Ata vetëm mund të konstatojnë se kjo gjë do të ndodhë një ditë.

Next Post

Videolajm/ Ja si e rreh shqiptarin e Preshevës polici serb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga dalin anekdotat e PD për marrëdhënien Rama-Trump?

February 20, 2026
Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

February 20, 2026
Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

February 20, 2026
Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

February 20, 2026
Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

February 20, 2026
Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

February 20, 2026
Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

February 20, 2026
U shpërndanë me ujë nga policia, protestuesit lënë Kryeministrinë dhe mbërrijnë te Parlamenti

U shpërndanë me ujë nga policia, protestuesit lënë Kryeministrinë dhe mbërrijnë te Parlamenti

February 20, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

February 20, 2026
Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In