• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Vula u zgjidh, çeshtja e pushtetit jo!

by Skënder Minxhozi
13/06/2024 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Dy momentet që përmbledh titulli i këtij shkrimi ishin dhe janë dy pengesat madhore procedurale që e ndajnë Partinë Demokratike nga pozita e një force politike normale. Sherri për vulën u zgjidh me kartonat e drejtësisë “së kapur nga Edi Rama”, kurse rikthimi në pushtet vijon të mbetet një iluzion optik i pakapshëm.

Rimarrja nga Lulzim Basha e simboleve partike përbën një fitore politike për Sali Berishën. Një triumf tjetër i tij brenda gardhit të partisë, aty ku përjetësisht është imponuar me dorë të fortë dhe zë të lartë. Sali Berisha provoi se mund ta kontrollojë dhe dominojë Lulzim Bashën edhe në distancë, i mbyllur në shtëpi në katin e tetë, por edhe në moshën 80 vjeçare kur shumë shqiptarë presin që ai të hapë më në fund rrugën drejt Shqipërisë normale, jashtë zinxhirëve të tranzicionit 33 vjeçar.

Duke rimarrë vulën, Rithemelimi zgjidhi të paktën në letër problemin e fragmentimit dhe përçarjes. Zgjidhi edhe temën delikate të paraqitjes në zgjedhje me simbolet zyrtare, pa pasur nevojë të futet sërish në strehën e Ilir Metës. Meqë ra fjala, e patë sa i mërzitur ishte ish-presidenti që bënte sikur uronte Doktorin për vulën?! Sikur të donte t’i jepte hov me atë pamje të mërzitur fjalëve se ishte bërë gati t’i kërkonte Berishës gjysmën e listës së kandidatëve në këmbim të garimit së bashku në zgjedhje nën stemën e Partisë së Lirisë.

Beteja e fituar e vulës është edhe një herë më tepër beteja e fituar brenda sinoreve të opozitës, jo fitore mbi qeverinë dhe Edi Ramën. Si e tillë ajo është një fitore e pjesshme dhe me gjasë e panevojshme. Sepse kush e ka ndjekur politikën shqiptare të dy viteve të fundit, ka parë sesi sokëllinte Sali Berisha nëpër Foltore, mitingje e Parlament dhe në anën tjetër sesi heshtte Lulzim Basha me vulë e stemë partie në xhep. Sjellja “me xhiro të ulura” e kryetarit deri dje zyrtar të PD është njëri ndër misteret politike që rrethon opozitën pas vitit 2022, e që tregon se raporti Berisha-Basha nuk ka qenë vetëm ajo çka kemi parë në ekrane dhe lexuar në gazeta e portale. Heshtja e Lulzim Bashës, tërheqja e tij kokëfortë në hije ndërkohë që i takonte të fliste e madje të bërtiste, është një aspekt i errët i marrëdhënies së tij me Berishën e ndoshta është edhe arsyeja madhore se përse kemi sot këtë situatë brenda Partisë Demokratike.

Sali Berisha mund të ulet i qetë në poltronin e shtëpisë së tij e të fillojë të mendojë për listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme. Është një moment kënaqësie që krerët politikë shqiptarë e shijojnë deri në perversitet teksa shohin servilët e të gjitha ngjyrave, ose “çingijet” siç i quan Edi Rama, të vijnë rrotull për të kapur ndonjë copë pushteti.

Me vulën në xhep Sali Berisha zgjidhi problemin e tij personal, por shtyu në kalenda zgjidhjen e problemit madhor të të gjithë opozitës. Sepse vulat dhe stemat janë vetëm një hall dekorativ për një grupim që zgjedh të ndjekë një figurë politike të tejkonsumuar dhe pa asnjë garanci fitoreje pas 11 vjetësh qëndrimi në opozitë.

Nëse për të fituar mbi Edi Ramën do të mjaftonin një flamur blu dhe një stemë në jakën e xhaketës, gjithçka do të ishte më e lehtë. Por ja që çeshtja e pushtetit në Shqipëri kalon sot vetëm përmes largimit me votë të një maxhorance që nuk jep asnjë shenjë tërheqjeje nga pushteti. Dhe shifrat që pasqyrojnë pëlqyeshmëritë e shqiptarëve konfirmojnë të njëjtën tendencë.

Duke ndjekur Berishën (me ose pa vulë), demokratët po shtyjnë çeshtjen e rotacionit të kokë të partisë, e lidhur kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë me rikthimin në pushtet. Sali Berisha nuk fiton dot më asnjë palë zgjedhje. Ai ofron vetëm spektakël të Rrugica, fjalor të vrazhdtë dhe kërcënime që nuk trembin askënd. Duke mbajtur Berishën, tashmë edhe në emër të vulës së partisë, demokratët po tregohen të verbër dhe dritëshkurtër. Teksa ju duhet një lider i ri partie, me vizion dhe qasje krejt të ndryshme ndaj të sotmes dhe të ardhmes, PD aktuale është kapur fort pas kostumit të një njeriu që mund të ofrojë vetëm nostalgjinë e fitores, jo vetë fitoren. Berisha e arriti objektivin e vet politik: t’i mbajë të gjithë në rresht dhe t’i kungojë sa herë që i ulen në gjunjë. Çeshtja është se duhet kapur një tjetër objektiv, duhet rikthimi në pushtet. Dhe këtu formula Berisha të çon të sigurt drejt humbjes. Kriza e vulës u zgjidh, çeshtja e pushtetit jo!

 

Next Post
Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Libohovës, rezulton jashtë Shqipërisë

Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Libohovës, rezulton jashtë Shqipërisë

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    Je perfekt në analizën Tënde,i dashur,mik Minxhozi.Faleminderit dhe Gëzuar Kurban Bajramin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grevë në transportin publik në Gjermani, 100 mijë punonjës kërkojnë paga dhe kushte të mira pune

Grevë në transportin publik në Gjermani, 100 mijë punonjës kërkojnë paga dhe kushte të mira pune

February 2, 2026
Seanca në GJKKO, avokatët e Veliajt: Shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor

Seanca në GJKKO, avokatët e Veliajt: Shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor

February 2, 2026
Gjendet çifti që dyshohet për rrëmbimin e Bleona Matës, nëna sheh mes lotësh foton e vajzës! Detajet e reja i hapin rrugë një tjetër piste për hetimet

Gjendet çifti që dyshohet për rrëmbimin e Bleona Matës, nëna sheh mes lotësh foton e vajzës! Detajet e reja i hapin rrugë një tjetër piste për hetimet

February 2, 2026
Përplasjet në grupin e PD/ Kush janë deputetët që dolën kundër Sali Berishës?

Përplasjet në grupin e PD/ Kush janë deputetët që dolën kundër Sali Berishës?

February 2, 2026
Shisnin kokainë dhe kanabis në aksin Dimal-Kuçovë, arrestohet 40-vjeçari! Procedohet penalisht një tjetër

Shisnin kokainë dhe kanabis në aksin Dimal-Kuçovë, arrestohet 40-vjeçari! Procedohet penalisht një tjetër

February 2, 2026
Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

February 2, 2026
Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

February 2, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

February 2, 2026
Përplasje në grupin e PD/ Zbardhen debatet me dyer të mbyllura për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren”: Jemi bërë si film, ‘edhe akullore edhe çokollatë’

Përplasje në grupin e PD/ Zbardhen debatet me dyer të mbyllura për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren”: Jemi bërë si film, ‘edhe akullore edhe çokollatë’

February 2, 2026
Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In