Beograd, 13 qershor – Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se presidenti Aleksandar Vuçiq planifikon për muajt e ardhshëm trazira në pjesën veriore të Kosovës.
Ai këtë “plan të Vuçiqit” e lidhë me marrëveshjen që do të bëjë me Prishtinën, e cila do t’i mundësojë Kosovës, sipas tij, anëtarësimin në OKB, raporton B92, transmeton Koha.net.
Jeremiq thotë se Vuçiq në këtë mënyrë do të “blejë” përkrahjen e ndërkombëtarëve që mos ta kritikojnë dhe kështu ta “shesë” Kosovën.
Por, nënkryetari i Këshillit Kryesor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Marko Gjuriq, vlerësimet e tilla i ka quajtur “ëndrra” që i sheh Jeremiqi, politikisht të papërgjegjshme. (b.an)