• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Vuçiçit po i vjen fundi”, Nenad Rashiç shpreh gatishmërinë për koalicion me Kurtin

by B K
15/02/2025 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i partisë serbe “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Nenad Rashiç, thotë se është i hapur për të bashkëpunuar me këdo që krijon shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Ai deklaron se kontakti i parë për koalicion do të jetë partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, por shton se s’ka asnjë kufizim edhe për partitë e tjera, shkruan A2 CNN.

“Kontakt kemi pasur me kryeministrin Kurti por nuk kemi biseduar për këto (koalicionin) por për disa çështje më shumë teknike. Unë normalisht adresa e parë sa i përket bisedave pas numërimit të votave, do të jetë zotëri Kurti. Kjo është normale se dy-tri vitet e fundit bashkëpunoj me atë. Mirëpo s’kam asnjë kufizim me partitë të tjera, veçanti ata me të cilët unë njihem personalisht, pasi kamë 20 vjet në politikë. Unë njihem me krejt çka janë në skenën politike dhe nuk do të bëjë ndonjë limitim që të bisedojë me një parti, por përkundrazi do të bisedojë me krejt partitë të tjera”, tha Nenad Rashiç, “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”.

Në anën tjetër, Rashiq flet edhe për protestat e vazhdueshme të studentëve në Serbi, ku sipas tij, atje po ndodh një revolucion dhe është çështje muajsh fundi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“(Vuçiq) Po i vjen fundi vetëm nuk mundem me thënë se cilin muaj. Është çështje e muajve, pasi atje është duke ndodhur një revolucion i të rinjve, i cili është kaq i fuqishëm që unë nuk kam pritur të shoh një gjë të tillë. Prandaj, unë jam shumë optimist sa i përket gjendjes së serbëve në tërë territorin e ish-Jugosllavisë kudo që janë që të ndryshohet dhe normalizohet me përfundimin e karrierës politike të këtij presioni që vetveten e quan president. Ai është president rastësisht dhe shumë shpejt do t’i jepet fundi”, tha Nenad Rashiç.

Partia e Rashiq, bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka fituar 3960 vota, të cilat përkthehen në një deputet në Kuvendin e Kosovës. Ndërkaq partia tjetër nga komuniteti serb në Kosovë, Lista Serbe ka fituar 38 mijë e 83 vota, apo nëntë deputetë në Kuvend.

Next Post
“Zgjohet” Basha: Rama dhe Berisha sulmojnë drejtësinë sepse kanë të njëjtin hall!

"Zgjohet" Basha: Rama dhe Berisha sulmojnë drejtësinë sepse kanë të njëjtin hall!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In