• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuçiç zgjidhet president: Vazhdojmë rrugën europiane, por mbajmë afër Kinën e Rusinë

by Java News
03/04/2017 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me 55% të votave, Alexandër Vuçiç dominoi zgjedhjet presidenciale në Serbi, duke fituar ato që në raundin e parë.

Triumfi i tij ishte i pritshëm, pasi ishte pasqyruar edhe në sondazhet e shumta të realizuara më parë. Në fjalimin e fitores, Vuçiç përsëriti vizionin e tij për vendin, duke thënë se rruga e integrimit në BE do të vijojë, por duke mos shkëputur lidhjet tradicionale me Rusinë dhe Kinën. Ndjekësi më i afërt i Vuçiç ishte Sasha Jankovic, i cili bëri për vete, vetëm 16% të elektoratit.

VUCIC PRESIDENT

Ashtu sikurse ishte parashikuar edhe nga sondazhet e shumta, zgjedhjet në Serbi nuk patën surpriza, teksa Alexandër Vuçiç regjistroi një fitore bindëse me 55% të votave, ndërkohë që ndjekësi i tij, Sasha Jankovic, nuk mundi të shkojë më shumë se shifra 16%.

Në këtë mënyrë, lideri i Partisë Përparimtare Serbe konfirmoi shkallën e lartë të mbështetjes që gëzon në rradhët e qytetarëve. Në fjalimin e tij fitores, Vuçiç bëri të qartë edhe njëherë vizionin e tij për të ardhmen e vendit, duke thënë se Serbia do të vijojë rrugëtimin drejt BE-së, por nuk do të prishë lidhjet tradicionale me Rusinë dhe Kinën.

“Për mua është e rëndësishme se këto zgjedhje demonstruan se shumica madhore e qytetarëve serbë duan vazhdimin e rrugës europiane, por sigurisht duke mbajtur marrëdhënie të afërta me Rusinë dhe Kinën.”

Më tej, Vuçiç falenderoi Kancelaren Merkel dhe Presidentin Putin me të cilët u takua edhe gjatë fushatës presidenciale. Reagimet nga ana e kandidatëve të tjerë kanë qënë të vakëta nisur edhe nga rezultati i dobët i regjistruar prej tyre. Megjithatë, ata nuk nguruan ta quajnë Vuçiç një autokrat që po mundohet të konsolidojë gjithnjë e më tepër pushtetin në Serbi.

Lideri i Partisë Përparimtare Serbe do të hyjë zyrtarisht në Presidencë në fund të muajit Maj dhe deri atëherë do të duhet të japë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të vendit.

Presidenti në Serbi, nuk ka pushtet ekzekutiv, por shihet si simbol uniteti kombëtar dhe ka detyra të tjera ceremoniale. Megjithatë, ekspertët kanë shkruar vazhdimisht se Vuçiç do të vijojë të ketë ndikim në skenën politike vendase duke ruajtur kontrollin mbi partinë e tij.

Në kushtet kur posti i Kryeministrit do të vijojë të mbetet vakant, Partia Përparimtare Serbe ka nisur që të shqyrtojë edhe një sërë alternativash për të plotësuar vendin që do të lërë bosh Alexandër Vuçiç.

Lista e kandidatëve kryesohet nga Ministri Aktual i Financave, Dushan Vujoviç, ndërkohë që janë lakuar edhe si alternative të mundshme, Ministrja e Administratës Shtetërore, Ana Brnabic si dhe ish-ministri i drejtësisë, Nikola Selakovic.

a.ç

Next Post
Kujdesi nga infeksionet, ja çfarë duhet shmangur para seksit

Kujdesi nga infeksionet, ja çfarë duhet shmangur para seksit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

Erion Veliaj depoziton në GJKKKO kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë

January 30, 2026
“Pushtojnë” burgjet escortat/ Ministri Lamallari: Kam informacion për takimet speciale, po pres verifikimet

“Pushtojnë” burgjet escortat/ Ministri Lamallari: Kam informacion për takimet speciale, po pres verifikimet

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
Autoritetet italiane e kërkonin për trafik droge/ Arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

Autoritetet italiane e kërkonin për trafik droge/ Arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

January 30, 2026
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën arrest me burg për Ilir Metën

January 30, 2026
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

“Ministri i Drejtësisë të vërë pikat mbi ‘i’”/ Yzeiri : SPAK burgosi pa gjyq Erion Veliajn, Metën pa asnjë akuzë!

January 30, 2026
SPAK operacion, kontrolle te kompania farmaceutike ‘Evita’ e Klodian Allajbeut

SPAK operacion, kontrolle te kompania farmaceutike ‘Evita’ e Klodian Allajbeut

January 30, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“PD, e rrezikshme ka bërë gjithë të zezat”, Çupi: Berisha kërkon të mbulojë krimin me krim

January 30, 2026
30 mijë veprimtari në kuadër të Festës së Pranverës

30 mijë veprimtari në kuadër të Festës së Pranverës

January 30, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

Kurti për Bordin e Paqes: Kosova dëshiron të kontribuojë ku të ketë nevojë

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In