Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një intervistë për televizionin serb ka vlerësuar vizitën që po zhvillon në Shqipëri.
Në fjalën e tij kryeministri Vuçiç është shprehur se pavarësisht bindjeve të ndryshme në disa aspekte, shtoi se janë evidentuar dhe diskutuar aspekte positive për rajonin.
“Kemi dallime dhe se këto janë vërejtur, por mendoj se guximshëm jemi nisur drejt asaj që mund të na sjellë mirqenië. Shumë herë kemi luftuar dhe i kemi bërë keq njëri-tjetrit, por duam të ardhme në BE dhe përkundër asaj duhet që për ne vetë të kemi marëdhënie të mira”, është shprehur Vuçiç.
Ndër të tjera Vuçiç tha se ka premtuar të ftojë biznesmenët shiptarë në Serbi dhe anasjelltas. Sipas tij kushdo që është kundër duhet ta kuptojë se marrëdhëniet shqiptaro-serbe janë të rëndësishme për të ardhmen e të dy vendeve.
“Edhe kur kemi dallime, edhe kur këto dallime janë të mëdha, ne duhet të flasim në mënyrë të civilizuar. Na duhet një ekonomi e mirë dhe një bashkëpunim i mirë”, përfundoi Vuçiç.









