Kur kanë mbetur pak ditë nga vizita e tij në Tiranë, e para e një kryeministri serb në Shqipëri, Aleksandër Vuçiç nuk i hiqet mendja nga mbrëmja e 14 tetorit në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
I pyetur nga B92 për marrëdhëniet me Shqipërinë, ai tha se duhet të bëhet kujdes pasi shqiptarët janë një popull në zgjerim. Mergjithatë Vuçiç nënvizoi se marrëdhëniet Serbi-Shqipëri janë të mira.
Ndërsa lidhur me dronin dhe flamurin e Shqipërisë së Madhe, kryeministri serb u shpreh se ai dhe Rama e dinë se kush e hodhi.
Shqipëria dhe shqiptarët janë një ‘popull në zgjerim’ dhe ne duhet të kemi kujdes me ta, të kemi marrëdhënie të mira. Ne e dimë dhe autoritetet e dinë se çfarë ndodhi, ishte pa dyshim e organizuar politikisht. Të dy, Edi Rama dhe unë, e dimë kush e bëri”. tha Vuçiç









