Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar vizitën e sotme të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në kombinatin Trepça në Stantërg.
“Cilën minierë e paska vizituar?”, ka pyetur homologu i Mustafës.
“E ka vizuar pjesën jugore të Trepçës, e cila është nën kontrollin e Prishtinës që nga viti 1999″, ka thënë Vuçiç.
“Kur do ta vizitojë pjesën veriore të Trepçës?… Dëshirojnë të tërheqin vëmendje çdo ditë edhe ai edhe Edita Tahiri”, ka deklaruar Vuçiç. (b.an)