• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuçiç takon klerikët serbë: Presion i ashpër për Kosovën, vjeshta do jetë më e vështirë se viti 1945. Retë e breshërit po fluturojnë mbi vendin tonë

by Java News
18/05/2022 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se vendi i tij është i vetmi në Europë që s’i ka vendosur sanksione Rusisë dhe tha se për këtë ka presion të madh. Megjithatë, këtë presion ai e lë në vend të dytë, meqë “më i ashpri” i vjen për çështjen e Kosovës.

Për t’i ndarë shqetësimet, ai është takuar me klerikët ortodoksë serbë për t’i marrë mendimin edhe atyre. Madje, Vuçiç shkoi edhe më larg, duke thënë se vjeshta e këtij viti do të jetë “më e vështirë sesa viti 1945” i Luftës së Dytë Botërore.

“Sot se jemi në një situatë specifike për shkak të ngjarjeve në dhe për Kosovën, si dhe se për shkak të presionit më të ashpër. Do të jetë gjithnjë e më e vështirë të ruajmë interesat tona, sepse presionet do të jenë më të ashprat”.

Vuçiç vajtoi edhe deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, në lidhje me Kosovën. “Që nga dita që presidenti rus tha se në çfarë e bazoi pushtimin e tij të Ukrainës në aspektin formal, ligjor dhe politik, të gjitha fuqitë perëndimore kanë punuar në këtë drejtim. Nyja Kosovë po zgjidhet shpejt, me qëllim që të largohet argumenti nga dora e presidentit të Rusisë”, tha Vuçiç në Presidencë në një takim me Patriarkun Porfirio dhe peshkopët.

Presidenti serb tha se “një kohë e vështirë po vjen për serbët”, prandaj atyre ju bëri thirrje për unitet.
“Koha më e vështirë po vjen, uniteti do të nevojitet më shumë se kurrë. Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për momentin dhe për këtë jemi nën presion të madh, që po na shkakton probleme. Këto probleme nuk janë të vogla dhe do të jenë edhe më të mëdha”, tha ai.

Udhëheqësi i shtetit, që shkaktoi gjenocidin në vendet e rajonit, u ankua për mungesë të paqes.
“Neve na mungon paqja, nuk e kërkojmë për vete, por për gjithë njerëzimin dhe e kërkojmë atë nga Zoti, Serbia është në një situatë shumë më të vështirë se sa duket sot, por retë breshëri po fluturojnë mbi vendin tonë”.

Vuçiç me klerikët biseduan për më shumë se dy orë e gjysmë, njofton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Next Post
Mali i Zi/ Gjukanoviç, nga Prishtina garanton Osmanin: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Mali i Zi/ Gjukanoviç, nga Prishtina garanton Osmanin: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

March 3, 2026
Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

March 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

March 3, 2026
“Pilotët tanë janë mbi qiejt e tyre!”, Netanyahu kërcënon me sulme të mëtejshme kundër Iranit dhe Hezbollahut

“Pilotët tanë janë mbi qiejt e tyre!”, Netanyahu kërcënon me sulme të mëtejshme kundër Iranit dhe Hezbollahut

March 3, 2026
Zhvillohet në Bruksel mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”/ BE shqyrton hapat e ndërmarra

Zhvillohet në Bruksel mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”/ BE shqyrton hapat e ndërmarra

March 3, 2026
Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

March 3, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Po gjykatësen e Ilir Beqaj kush e urdhëroi të shtojë akuza nga xhepi?

March 3, 2026
“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

March 3, 2026
Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

March 3, 2026
Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In