Ka nisur rreth orës 13:00 në Beograd një takim i kryeministrit Aleksandar Vuçiç dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriç, me përfaqësues të serbëve të Kosovës. Sipas njoftimit të agjencisë Tanjug, në takim marrin pjesë deputetë serbë dhe anëtarë të Qeverisë së Kosovës, si dhe kryetarë të 10 komunave me shumicë serbe.
Në takimin në Pallatin “Serbia” merr pjesë edhe ministri serb i Punës, ish-shefi i Zyrës për Kosovën, Aleksandar Vulin.