Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Tiranë, ndërsa është nisur sërish për në vendlindjen e tij. Ai u nis në Rinas rreth orës 12:00 duke i dhënë fund kështu vizitës historike në Tiranë, e para e një kryeministri serb në Shqipëri.
Nga ana e saj, Policia e Shtetit me në krye drejtorin e policisë Haki Çako, i cili zbriti personalisht në terren për të mbikqyrur masat e sigurisë gjatë vizitës së Vuçiç.
Në këtë vizitë, kryeministri serb zhvilloi takime me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës që po mbahet në Tiranë. Në mesazhet e tij, Vuçiç bëri të ditur se mes Shqipërisë dhe Serbisë është tashmë një frymë e re e bashkëpunimit, duke u shkëputur nga e shkuara.












