• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuçiç meriton thjesht gishtin e mesit!

by Enver Robelli
09/03/2019 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleksandër Vuçici i ka humbur nervat. Për të të gjithë politikanët e Prishtinës janë bandë. Flet kështu adhuruesi i madh i çetnikëve, përgatitësi i gjenocidit në Srebrenicë dhe ultranacionalisti që kërkonte zhbërjen e shqiptarëve. Në vitin 2019 shqiptarët në Ballkan nuk i frikësohen klithmave të tij primitive. Çfarë kërkon ky? Gishtin e mesëm, së paku.

Nga Enver Robelli

Kush është Aleksandër Vuçici? Në fillim të viteve ’90 ai ishte (dhe edhe sot është) adhurues i klubit të futbollit Cërvena Zvezda; Vuçici e nisi karrierën e simpatizantit të futbollit në folenë e Delije, grupit të fansave më barbarë serbë, që më vonë, të prirë nga Arkani, dogjën, vranë, prenë, grinë, plaçkitën kudo – nga Kroacia e Bosnja në Kosovë.

 

Kush është Aleksandër Vuçici? Kur Ratko Mlladici, Radovan Karagjiqi, Nikolla Kolevici, Momçillo Krajishniku dhe Bilana Pllavshici filluan luftën në Bosnjë me qëllim që këtë republikë jugosllave t’ia bashkojnë Serbisë së Madhe, Vuçici menjëherë u angazhua si moderator e gazetar në një radio të Pale, në çerdhen e çetnikëve në Bosnjë, prej nga organizohej rrethimi dhe terrorizimi i Sarajevës.

Kush është Aleksandër Vuçici? Një radikal që nuk ia bartte vetëm birrat babës së tij politikë, Vojisllav Sheshelit. Kur Shesheli kërkonte që kroatëve t’u nxirren sytë me lugë të ndryshkura, Vuçici ishte në vijën e parë të frontit të propagandës për të nxitur urrejtje kundër kroatëve.

Kush është Aleksandër Vuçici? Ai ministri i Informatave i Sllobodan Milloshevicit që ndalonte gazeta, gjobiste gazeta opozitare serbe dhe Kohën Ditore në Prishtinë, kërcënonte gazetarë; gjatë sundimit të tij u vra një gazetar që ishte kritik i regjimit; gazetarë të tjerë humbën vendet e punës; Vuçici instaloi censurën.

Kush është Aleksandër Vuçici? Është ai politikani që më 1995 kërcënonte nga foltorja e parlamentit serb se serbët do të vrisnin 100 myslimanë të Bosnjës për një serb të vrarë.

Në atë kohë, në korrik 1995, Serbia dhe serbët e Bosnjës po kryenin gjenocidin e parë në Europë pas gjenocidit të Adolf Hitlerit kundër hebrenjve. Krimet që i ka favorizuar partia e Vuçiqit janë kualifikuar si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi.

Në rrethana normale një politikan si Vuçici do të dënohej me burg për nxitje të urrejtjes ndëretnike në Ballkan. Meqë nuk ka parime, ai është kanakar i Federica Mogherinit dhe Johannes Hahnit, dy komisarëve më të dobët, më cinikë, më të paaftë që Bashkimi Europian ka pasur që nga rënia e Murit të Berlinit.

Kush është Aleksandër Vuçici? Ai që me banditët e tij dëshironte ta «stoliste» një rrugë në Beograd me emrin e Ratko Mlladicit, kriminelit serb të luftës, ndërkohë i dënuar nga Tribunali i Hagës për gjenocidin në Srebrenicë dhe për shumë krime të tjera në Bosnjë.

Kush është Aleksandër Vuçici? Një përfaqësues i egër i politikës banditeske të Beogradit, një politikë që në çerekshekullin e fundit i ka shkaktuar aq shumë viktima popujve të Ballkanit dhe popullin serb e ka paralizuar dhe shndërruar në peng të një kusari. Në vitin 2019 shqiptarët në Ballkan nuk i frikësohen klithmave të tij primitive. Çfarë kërkon ky? Gishtin e mesëm, së paku.

Next Post
FOTOT/ Një aksident i rëndë në hyrje të ish-Bllokut në Tiranë

FOTOT/ Një aksident i rëndë në hyrje të ish-Bllokut në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In