Mospajtim i thellë rreth çështjes së Kosovës dhe vazhdim i presionit që Serbia të ndërpresë marrëdhëniet e afërta me Rusinë.
Në këto dy pika kryesore mund të përmblidhet takimi me tensione ndërmjet diplomatit amerikan Hoyt Brian Yee dhe kryetarit serb Aleksandar Vuçiq.
Sipas informatave që thotë t’i ketë portali “novostionline” për këto dy pika është biseduar mbi një orë e gjysmë, transmeton Koha.net .
Burimet e këtij portali thonë se Yee e kishte këshilluar Vuçiqin se Serbia duhet ta respektojë integritetin territorial të Kosovës.
Lidhur me këtë thuhet që Vuçiq t’i ketë thënë Yeesë, gjoja pa ngurrim:“Nuk na keni thënë kështu para nëntë vjetësh”, përgatiti Express. (b.an)