• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vuçiç kërcënon se do të japë dorëheqjen, pas kritikave për trajtimin e krizës në Kosovë

by
23/01/2023 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen gjatë një takimi të partisë për shkak të kritikave për trajtimin e tij për çështjen e Kosovës.

Vuçiç informoi Partinë Progresive Serbe (SNS), të cilën ai e drejton, për planin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të cilin ia ka paraqitur të premten një delegacioni prej pesë anëtarësh euro-amerikan.

Ai gjithashtu përshkroi pasojat që do të pësojë Serbia nëse e refuzon projekt-marrëveshjen. Shumë  zyrtarë i kërkuan Serbisë të mos e pranonte propozimin, të tërhiqej nga dialogu.

Kreu i Komitetit Ekzekutiv të SNS-së, Darko Gliçiq,  tha se Vuçiç pasi dëgjoi pikëpamjet, reagoi ashpër.

“Nëse dikush mendon se mund ta drejtojë më mirë Serbinë, unë do të tërhiqem. Nëse dikush mendon se është më mirë të shkatërrohet vendi ekonomikisht, atëherë unë ia dorëzoj qeverinë kujtdo që është më i zgjuar se unë”, thuhet se presidenti Vuçiç iu përgjigj kritikave sipas Darko Glicic.

Më pas, dukshëm i irrituar është larguar nga mbledhja dhe është larguar nga selia e partisë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka planifikuar sot konsultime me organet politike për planin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Në mesditë ai do të marrë pjesë në një takim me anëtarët e këshillit qeveritar. Në mbrëmje pritet t’i drejtohet popullit serb, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdojë konsultimet me partitë politike dhe organizatat shoqërore.

Të premten një delegacion euro-amerikan prej pesë anëtarësh, i përbërë nga përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i SHBA-së Gabriel Escobar dhe këshilltarët e presidentit francez, kancelares gjermane dhe kryeministrit italian, u takua me Vuçiç në Beograd dhe prezantuan një propozim për zgjidhjen e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.

Aleksandar Vuçiç tha pas takimit se ato ishin negociatat më të vështira që kishte bërë ndonjëherë dhe gjithashtu tha se ishte i informuar për pasojat që do të pësojë Serbia nëse e refuzon propozimin.

“Në këto rrethana, unë shpreh gatishmërinë time për të pranuar projekt-marrëveshjen dhe për të punuar në zbatimin e saj”, tha presidenti, por shprehu rezerva për një nen kyç të draftit, pa specifikuar se cilin.

Miroslav Lajçak konfirmoi se Vuçiç “tregoi gatishmëri për të marrë vendime të vështira për çështjen e Kosovës”.

Neni 1

Palët do të zhvillojnë reciprokisht marrëdhënie normale, të mira fqinjësore mbi bazën e të drejtave të barabarta.

Të dyja palët do t’i njohin reciprokisht dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Neni 2

Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato për të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Neni 3

Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do t’i zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet tyre vetëm me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

Neni 4

Palët nisen nga supozimi se asnjëra prej tyre nuk mund ta përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj.

Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Neni 5

Të dyja palët do t’i mbështesin aspiratat e tyre për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Europian.

Neni 6

Ndërsa kjo marrëveshje bazë përfaqëson një hap të rëndësishëm në normalizim, të dyja palët do ta vazhdojnë procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja me një vrull të ri, duke çuar në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Palët bien dakord që në të ardhmen do ta thellojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, trafikut dhe lidhjes, marrëdhënieve në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postë dhe telekomunikacion, shëndetësi, kulturë, fe, sport, mbrojtjen e mjedisit, personat e pagjetur dhe fusha të tjera në mënyrë të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve specifike.

Neni 7

Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Europës dhe përdorimin e përvojave ekzistuese Europiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë në disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës.

Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese europiane.

Neni 8

Palët do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selitë e qeverisë përkatëse.

Çështjet praktike që lidhen me vendosjen e misioneve do të trajtohen veçmas.

Neni 9

Nga të dyja palët u vu në dukje përkushtimi i BE-së dhe kontribuesve të tjerë për të krijuar një paketë të veçantë të ndihmës financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, lidhjen, tranzicionin e gjelbër dhe fusha të tjera kyçe.

Neni 10

Palët do të krijojnë një komision të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, i cili do të monitorojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme.

/e.d

Next Post
Zgjedhjet lokale/ Omonia dhe PBDNJ zyrtarizojnë kandidatët për Dropullin, Finiqin e Himarën

Zgjedhjet lokale/ Omonia dhe PBDNJ zyrtarizojnë kandidatët për Dropullin, Finiqin e Himarën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

January 15, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Berisha do të shkrinte SPAK po të kishte mundësi”, Leka: Zbutja e tonit lidhet me çështjet e tij penale

January 15, 2026
Rrëfehet Gjokutaj: Ika si avokat i Ilir Metës se ai më donte “full time” në punë!

Rrëfehet Gjokutaj: Ika si avokat i Ilir Metës se ai më donte “full time” në punë!

January 15, 2026
Vrasja në Angli, ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim

Vrasja në Angli, ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim

January 15, 2026
Ndërron jetë papritur diplomati dhe biznesmeni nga Tirana, miku i tij: Ishe gjithmonë pranë shokëve në hall dhe…

Ndërron jetë papritur diplomati dhe biznesmeni nga Tirana, miku i tij: Ishe gjithmonë pranë shokëve në hall dhe…

January 15, 2026
Rrëfimi i të mbijetuarve, dosja e Reçakut, krimi që ende pret drejtësi

Rrëfimi i të mbijetuarve, dosja e Reçakut, krimi që ende pret drejtësi

January 15, 2026
Tjetër tragjedi në Mineapolis, autoritetet qëllojnë për vdekje emigrantin nga Venezuela

Tjetër tragjedi në Mineapolis, autoritetet qëllojnë për vdekje emigrantin nga Venezuela

January 15, 2026
“Shkundja” e Serbisë, spiunët e Putinit hodhën efektet zanore te protestuesit

“Shkundja” e Serbisë, spiunët e Putinit hodhën efektet zanore te protestuesit

January 15, 2026
Rithemelim dhe (Rihetim)/ Indrit Hoxha: 27 Foltoret e Berishës, kanë kushtuar 3-4 mijë euro. I ka SPAK të gjitha faturat

Rithemelim dhe (Rihetim)/ Indrit Hoxha: 27 Foltoret e Berishës, kanë kushtuar 3-4 mijë euro. I ka SPAK të gjitha faturat

January 15, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Ndalimi i vizave të emigracionit nga SHBA burimin e ka në Tiranë

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In