• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vuçiç kërcënon Kosovën, BE “mbyll sytë”: Mirëpresim gatishmërinë e Vuçiç për të vazhduar dialogun

by S T
16/09/2024 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në konferencën për shtyp të para pak ditëve, presidenti serb Aleksandër Vuçiç praktikisht u kërkoi ndërkombëtarëve ta mbështesnin në zhbërjen e shtetit të Kosovës, teksa renditi një sërë masash e kërkesash qenë Kosovë u panë si kërcënuese. Por Bashkimi Europian duket se ka zgjedhur të bëjnë vesh shurdh sa I përket toneve dhe mesazheve të fjalimit të Vuçiç, që ndër të tjera përmendi edhe mundësinë e pushtimit të veriut, duke u pwrqendruar tek thirrjet e tij për riintegrimin e serbëve.

Në një reagim për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE, Peter Stano tha se e mirwpret diçka të tillë, ndërsa u kërkoi të dyja vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, transmeton A2.

“Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiç për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pozitivisht e marrim edhe thirrjen e tij për serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe të riintegrohen në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022”.

Mes tjerash, pjesë e masave e kërkesave të njoftuara nga Vuçiç, ishte shpallja dhe dhe mbajtja e “zgjedhjeve lokale, të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, si dhe kthimi i serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre.

Stano tha se BE-ja, vazhdimisht, i ka bërë thirrje Beogradit që të inkurajojë riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, dhe Prishtinës që ta mundësojë atë. Stano konfirmoi se të martën do të zhvillohet raundi i ri i bisedimeve në nivel negociatorësh, ku në fokus do të jetë implementimi I marrëveshjes së Ohrit dhe zgjidhja e çështjeve aktuale, që po frenojnë përparimin.

Next Post
Peshqit dhe Akrepët triumfues | Çfarë ka rezervuar hëna e re këtë javë

“Gaforreve mos u dilni para!”, Meri Shehu parashikon javë me “dallgë” për shenjat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In