Aleksander Vuçic, kryeministri i rimandatuar i qeverisë së Serbisë, ka vendosur të ulë rrogën e tij. ANSA njofton se rroga e Vuçiç, i cili ka deklaruar se posedon vetëm një apartament 30 m2, asnjë llogari bankare dhe asnjë makinë, do të jetë 910 euro.
Më parë rroga e Vuçiç ishte 1015 euro, kjo referohet nga Agjencia Antikorrupsion në Serbi. Nuk dihet nëse kryeministri serb ka thënë gjithçka, por nëse e shohim me kriteret që jemi mësuar të shohim qeveritarët tanë, Vuçiç ka një modesti në veshje dhe në prezantim. Krejt tjetër nga firmat mijëra euro të veshjeve të homologut të tij në Tiranë, që disa herë është bërë objekt në media për shpenzimet në veshje.
ma.me










