Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të kryeministrit të ri të Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një konferencë para kombit serb, por ku u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve, Vuçic e ka quajtur kriminel shefin e ri të ekzekutivit kosovar.
Teksa ka folur për hyrjen e Listës Srpska në Qeverinë e Kosovës, Vuçiç ka thënë se ajo nuk ka pasur alternativë tjetër.
Sipas tij, alternativa e Listës Srpska që t’i bashkohej Albin Kurtit do ishte më keq, pasi ai dhe partia e tij angazhohen për bashkim me Shqipërinë.
Alternativë të dytë, ka thënë Vuçiç në konferencë, Srpska e ka pasur mosmbështetjen e askujt.
Si alternativë e tretë ka qenë mbështetja e qeverisë së Haradinajt, ka treguar presidenti serb, duke shtuar se Haradinaj është “kriminel” dhe “njeri për të cilin s’kemi mendim të mirë”. /a.m.










