“Nuk do të doja ta përkeqësoja pozitën e Serbisë. Unë e konsideroj Olaf Scholz një politikan serioz, por jam i befasuar me deklaratën e tij se ‘NATO ndërhyri në vitin 1999 për të parandaluar gjenocidin në Kosovë’.
Ndryshe nga ai, Angela Merkel e cilësoi ‘katastrofë humanitare.
Presidenti serb vazhdon të këmbëngul se në Kosovë nuk ka pasur gjenocid, as katastrofë humanitare.
“Atyre në perëndim u dhemb që Putini po i përdor të gjitha dobësitë e tyre dhe të njëjtat argumente që NATO përdori kur kryen agresion ndaj serbëve. Kur Kamala Harris thotë ‘mos i prekni kufijtë kombëtarë’, atëherë të gjithë duan ta harrojnë Serbinë”, tha Vuçic dhe shtoi se Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës.
Me heret kancelari gjerman të martën para gazetarëve në Kremlin, duke folur për vitin 1999 tha se në Jugosllavi ishte prezent një rrezik – e ai ishte rreziku për gjenocid që patjetër duhej të parandalohej.
“Në Jugosllavi kishim një rrezik – e ai ishte rreziku i gjenocidit dhe kjo duhej të parandalohej. Jam i lumtur që kemi zhvillime paqësore dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku secili ka perspektivën e vetë në drejtim të Bashkimit Evropian. Është një shenjë e mirë”, ka thënë Scholz.