Kryeministri serb Vuçiç ka takuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike, njëherësh kryetar I bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Basha është shprehur se është koha për ta lënë pas të shkuarën duke theksuar rëndësinë e të ardhmes së rajonit të Ballkanit.
Marrëdhëdhëniet e mira janë impuls zhvillimi për të dy vendet mësohet të jetë shprehur Basha, duke dhënë mbështeten e opozitës marrëdhënieve të mira.
Basha ka thënë gjithashtu se kjo vizitë e kryeministrit serb Vuçiç, jep mundësinë e intensifikimit të marrëdhënieve Shqipëri-Serbi.









