Një diskutim interesant është zhvilluar gjatë takimit mes Kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, të mërkurën pasdite.
Kur të dyja palëve iu është mbaruar diskutimi, kryetari i PD-së i ka treguar mysafirit për kandidatin e partisë së tij për kryetar të Tiranës.
Basha ka pohuar se e ka një kandidat të mirë për të cilin beson se do të votohet në mënyrë konsensuale nga qytetarët e Tiranës, pa dallime partiake.
Vuçiç i ka thënë Bashës se do të ishte mirë që edhe partia e tij ta kishte një të tillë për Beogradin.
Por, deputetja Majlinda Bregu, e cila e ka shoqëruar Bashën në këtë takim, i ka thënë Vuçiç se nuk beson që një kandidat i tillë do t’ia garantonte një fitore konsensuale në Beograd.
Kur kryeministri serb e ka pyetur pse po thotë ashtu, Bregu i ka treguar se bëhet fjalë për një mjek që e ka mbiemrin Kosova.
Atëherë Vuçiç duke qeshur ka thënë se nuk do të guxonte ta fuste në garën për Beograd një kandidat me këtë mbiemër./Klan Kosova/









