Ashtu si besohej hendeku kosovar dhe serb është i madh. Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas përfundimit të takimeve me delegacionin e Kosovës ka deklaruar se dy delegacionet nuk janë marrë vesh për asnjë çështje. “Për fat të keq nuk jemi marrë vesh për asnjërën nga çështjet”, ka thënë ai. Por “Veçernje Novosti”, ka thënë se dy delegacionet kanë qenë shumë afër arritjes së marrëveshjes për Asociacionin serb të komunave (ASK). “Delegacioni i Prishtinës nuk ka dashur të pranojë, madje, as kompetencat që kanë komunat për ASK-në’, ka thënë Vucic.
Ai ka shtuar se përparim është arritur edhe lidhur me telekomunikacionin porse marrëveshja ende nuk është finalizuar. “Ia kemi dalë ta ruajmë pasurinë e ”Telekom-it” dhe jemi marrë vesh që prefiksi për në Serbi të mos paguhet si ndërkombëtar”, ka thënë Vuçiq .









