Historia e një 15-vjeçari britanik, i cili vuante nga një lloj shumë i rrallë kanceri ka hapur edhe njëherë në botën e mjekësisë debatin për ndikimin e kanabisit në kurimin e kancerit.
Deryan Blackwell, në vitin 2010, kur ishte 10 vjeç u diagnostikua me leuçemi. 18 muaj më vonë, atij iu tha se kishte edhe një kancer sekondar, jashtëzakonisht i rrallë i qelizave sarkomë e Langerhansit, duke e quajtur rastin e tij si një rast unik në mjekësi.
Pas më shumë se katër vitesh trajtimesh në spital, mjekët u treguan prindërve të tij se nuk mund të bënin asgjë për të riun dhe se gjëja më e mirë për të bërë ishte që ta çonin djalin e tyre në shtëpi pasi nuk i kishte ngelur shumë jetë.
Ndërkohë dhimbjet e mëdha që Deryan ndiente nuk mund t’ia qetësonin asnjë nga medikamentet që mjekët kishin rekomanduar, nëna e tij filloi të kërkonte në internet për të gjetur diçka që mund t’i lehtësonte dhimbjet të birit.
Në intenet nëna e tij zbuloi se në rastet e kurimit te kancerit, një nga metodat me rezultat më të mirë kshte qenë përdorimi i kanabisit. Prindërit e Deryan, duke parë gjendjen e rëndë të tij, vendosën që ta provoni dhe arritën të siguronin disa gramë të lëndës narkotike, ku nëpërmjet instruksioneve të gjetura në internet e përgatitën atë për të krijuar vajin e kanabisit.
Nëna Deryan, i cili sot është 17-vjeç, shprehet se që në momentin që djali i saj filloi ta përdorte, dhimbjet u qetësuan dhe gruadualisht ai filloi të përmirësohej.
nga kjo sëmundje”, shprehet nena e Deryan.













