• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë/ Situata financiare e familjeve, më e keqja që nga periudha e pandemisë

by Java News
11/05/2022 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e vazhdueshme e çmimeve, sidomos atyre të ushqimeve rezulton se po rëndon buxhetin e familjeve çdo muaj e më shumë.

Sipas vrojtimit të Besimit të Konsumatorëve të Bankës së Shqipërisë për muajin prill, shumica e familjeve kanë deklaruar se situata e tyre financiare është përkeqësuar gjatë 12 muajve të fundit.

Familjeve u bëhet pyetja e mëposhtme:

Si ka ndryshuar situata financiare e familjes suaj gjatë 12 muajve të fundit?

  1. Është përmirësuar shumë
  2. Është përmirësuar
  3. Nuk ka ndryshuar
  4. Është keqësuar
  5. Është keqësuar shumë
  6. Nuk e di

Balanca e përgjigjeve për muajin prill 2022 është gati -17, që tregon se 17% më shumë familje mendojnë që situata e tyre familjare është përkeqësuar 12 muajt e fundit, në raport me ata që thonë se është përmirësuar.

Ky është niveli më negativ që nga prilli 2020 (-18.4), kur vendi sapo kishte filluar të vuante pasojat e pandemisë dhe vendosjes së karantinës, që mbylli papritmas shumë biznese dhe la shumë të papunë. Më pas, situata filloi të përmirësohej gradualisht, duke arritur në një balancë prej -7 në shtator 2021. Por, fillimi i rritjes së çmimeve duket se ka përkeqësuar sërish buxhetet e familjeve, që me të njëjtën sasi parash po blejnë gjithnjë e më pak produkte.

Në prill, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, kërceu në 6.2% në prill, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është një tjetër rekord i ri, pas nivelit të marsit, që arriti në 5.7%. Kjo është rritja më e fortë e çmimeve me të cilën po përballen familjet dhe individët që nga viti 2001, kur inflacioni ishte 7.6%.

Ky shtrenjtim duket se ka goditur më shumë familjet me të ardhura të ulëta. Shpenzimet e familjeve shqiptare për blerjen e produkteve bazë të shportës, si bukë, vaj, bulmet dhe sheqer janë rritur me ritme dyshifrore në prill nga 14 deri në 24 për qind, duke ushtruar presion të lartë sidomos tek buxhetet e familjeve të varfra. Familjet e varfra në Shqipëri çojnë gati 60 për qind të buxhetit mujor për konsumin e ushqimeve, ndaj shtrenjtimi i tyre më shumë gjasë do të përkeqësojë mbijetesën e tyre. Shqipëria ka rreth 640 mijë njerëz që jetojnë ne varfri, me më pak se 5.4USD në ditë, duke e renditur vendin tonë me nivelin më të lartë me varfërinë më të madhe në Rajon ndonëse me rënie të djeshme nga viti 2020.

Në të kundërt, për familjet me të ardhura të larta, situata duket më e përmirësuar. Nga vrojtimi i Bankës së Shqipërisë rezultoi një përmirësim i lehtë për pritshmëritë për blerjet e mëdha për makina, blerje shtëpie, apo rinovim shtëpie. Gjithsesi, pavarëisisht përmirësimit, balanca e përgjigjeve për pyetjet që lidhen me blerjet e mëdha mbetet tepër negative. Për blerje shtëpie, në tremujorin e fundit 2021 balanca ishte -87.1 (nga -88.86 në tremujorin e mëparshëm), që tregon se 87% më shumë familje nuk kanë mundësi të blejnë apo ndërtojnë një shtëpi, në krahasim me ata që kanë.

Pesimizmi për pritshmëritë financiare për 12 muajt e ardhshëm është ulur disi në vrojtimin e prillit, ndonëse balanca mbetet ndër nivelet më negative që ku hartohet ky indeks. Për prillin, balanca e përgjigjeve ishte -7.9, nga -11.8 që ishte në mars, niveli historik negativ që nga maji 2016.

Burimi: Banka e Shqipërisë

g.kosovari

Next Post
Nuk shkoi dot në finale/ Reagon Ronela Hajati: Unë e fitova Eurovisionin, mora dashurinë e publikut

Nuk shkoi dot në finale/ Reagon Ronela Hajati: Unë e fitova Eurovisionin, mora dashurinë e publikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In