Një nga truprojat më të rëndësishëm të mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud, është vrarë si pasojë e një mosmarrveshje personale.
Sipas televiziorit shtetëror në Arabi, mendohet se Gen Fagham është qëlluar me armë zjarri nga një mik i tij.
Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, ndërsa agresori u vra nga policia. Shumë njerëz shprehën ngushëllime në rrjetet sociale për truprojën e Mbretit. Sipas autoriteteve, ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.
Krimet me armë janë të rralla në Arabinë Saudite, sepse vrasësit dhe trafikuesit e drogës dënohen me ekzekutim sipas ligjit të rreptë islam.
/a.r