Një vrasje ndodhi brenda burgut të Korydallos, kur një i burgosur me origjinë shqiptare, u sulmua me thikë dhe ndërroi jetë nga plagët e marra.
A2 CNN mëson se shqiptari i vrarë në burgun e Koridhalos është Jani Aliaj, një emër shumë i njohur për botën e krimit.
Jani Aliaj rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Mediat greke bëjnë të ditur se incidenti ndodhi në rrethana ende të paqarta, duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve të burgut.

Informacionet fillestare tregojnë se autori i krimit është një i burgosur grek, i cili e sulmoi viktimën duke përdorur një objekt të mprehtë të improvizuar.
Vërehet se të dy burrat ishin kriminelë të rrezikshëm që vuanin dënimin për vrasje.











