Një 28 vjeçar është vrarë me armë zjarri në Vjenë të Austrisë, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij 25 vjeçar. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave, nga të shtënat me armë zjarri janë qëlluar dy shtetas kosovarë dhe një udhëtare rasti.
Njëri ndër kosovarët, 28 vjeçari nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe pas ndërhyrjes mjekësore ka vdekur, ndërsa vëllai i tij, 25 vjeçar gjendet në gjendje kritike për jetën.
Mësohet se autori i vrasjes është larguar vendi i krimit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Të dy vëllezërit kishin bërë kërkesë për azil në Austri, por nuk figuronin me vendbanim. Deri më tani janë ende të paqarta arsyet e krimit.









