Përgjaket sërish partia maqedonase Bashkimi Demokratik për Integrim, brenda dy ditësh. Pas vrasje së ndodhur ditën e enjte, vritet sot me pesë plumba zyrtari i BDI-së në Strugë, Artan Musliu.
Ngjarja tragjike mësohet se ka ndodhur rreth orës 13:40, gjatë një incidenti ndërpartiak. Incidenti bëhet me dije nga media vendase.
Artan Musliu konsiderohej njeri i afërt me zv kryeministrin Musa Xhaferi. Nuk dihen autorët e kësaj vrasje, e as motivet e sakta. Musliu ka qenë i njohur edhe si biznesmen në Strugë.
Vetëm dy ditë më parë, më 23 korrik, një përleshje e armatosur ndodhur midis anëtarëve të BDI-së në Kumanovë të Maqedonisë, si pasojë e një konflikti që nisi për kreun e degës së kësaj partie, i mori jetën Xhemali Rexhepit.
Rexhepi është i njohur si komandanti i njësisë “Shqiponja”, ndërkohë që dy të tjerë u plagosën rëndë.









