E pritshme por me ne fund eshte realizuar dje. Vladimir Popoviç, i njohur si Vlada Pop, u ekzekutua në një atentat mafioz në Zvezdara, lagje e njohur e Beogradit.
Ai ishte pronar i klubit të famshëm “Havana” në kryeqytetin serb dhe konsiderohej si një ndër bosët në tregun e drogës në Ballkan.
Mediat e serbe shkruajnë se ishte e lidhur me klanin e krimit malazez “Škaljarci”, i përfolur për një tentativë vrasjeje të kryeministrit serb Vuçiç dhe shume gjera te tjera.
Popoviç kishte për avokat Dragosllav Ognjanoviçin, i cili u vra gjithashtu muaj më parë po në mënyrë mafioze.