Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte paralajmëroi se do të urdhërojë policinë dhe ushtrinë të vrasin këdo që “shkakton telashe” mes një karantine një-muajshe që kërkon të ndalojë epideminë e koronavirusit në vend.
“Le të jetë një paralajmërim për të gjithë – dëgjoni qeverinë në këtë kohë sepse është e rëndësishme që të ketë bindje”, i tha ai kombit mbrëmë. “Dhe mos lëndoni profesionistët e kujdesit shëndetësor, mjekët … sepse është një krim i rëndë”.
“Urdhërat im për policinë dhe ushtrinë: nëse dikush është në telashe dhe jeta juaj është në rrezik, qëlloni dhe vitini”,shtoi ai.
Duterte gëzon namin e të pamëshirshmit ndaj përdoruesve dhe trafikantëve të drogës, duke urdhëruar ekzekutimin e tyre kudo që hasen.