Vret të dashurin e ish-gruas duke i prerë organet gjenitale më pas kryen vetëvrasje.
Krimi tronditës u shënuar në Portugali këtë të martë.
Siç raportohet nga disa media vendase, dyshohet për krim pasioni, pasi viktima kishte një marrëdhënie romantike me ish-gruan e të dyshuarit.
Gruaja kishte qenë dëshmitare e gjithë skenës së tmerrshme, përfshirë edhe të gjymtimit gjenital. Autori i dyshuar një burrë rreth 50 vjeç, udhëtoi drejt komunës së Ponte de Lima, ku ish-gruaja e tij 40-vjeçare dhe partneri i saj i ri, ndodheshin me pushime disa ditore. Ngjarja e tmerrshme, ndodhi në shtëpinë që çifti kishte marrë me qira.
Gjithçka ndodhi teksa i dyshuari e lidhi ish-gruan në një karrige me kabull korrenti.
Pas ngjarjeve dhe me të zbardhur e mërkura, ai u kthye në Spanjë me makinën e tij dhe, pasi pranë urës së Rande, në grykëderdhjen e Vigo, u hodh në det me gjithë automjet, ku trupi i tij u gjet pas disa orë kërkimesh.