• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrazhdësia e këmishës së ngushtë fetare prish rehatinë e personaliteve tona kombëtare

by Java News
18/01/2021 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo tendencë e çoroditur për të mbushur pa kurrfarë kriteri hapësirat tona publike me shtatore e monumente, rrënjët i ka te mungesa e një strategjie afatgjate institucionale mbi kujdesin dhe trajtimin ligjor të figurave tona kombëtare. Në momentin kur ndodhë të mbivendoset kriteri fetar i vlerësimit të personaliteteve kombëtare, atëherë fillon të ndjehet vrazhdësia e këmishës së ngushtë brenda së cilës nuk mund të ndjehen mirë dhe rehat këto personalitete.

Nga Mehmet PRISHTINA

 

Në Kosovën tonë në vend se problemet aktuale të zgjojnë interesimin e publikut, këtij të fundit i imponohen tema që, jo vetëm nuk e kanë urgjencën e nevojshme për t’u trajtuar, por as kujdesin dhe kompetencën e duhur për t’u problematizuar. Kështu pra, bie fjala, në vend se interesi publik të fokusohej tek pasojat që sollën vërshimet e këtyre ditëve, bashkë me pyetjet që mund të bëhen nëse këto vërshime do të ishin më pak të dëmshme sikur do të kishim ura, rrugë, diga dhe kanale kullimi më të qëndrueshëm ndaj stihive të natyrës? Pamjet që vinë nga terreni, flasin për një neglizhencë totale shtetërore ndaj këtyre resurseve infrastrukturore, prandaj Kosova këtyre ditëve ishte objekt interesimi edhe i mediave ndërkombëtare, ku pamjet qesharake me asfalt të shkoqur si peta lakrori dhe të hedhur jashtë rrugëve, dominonin hapësirat këtyre mediave.
Një shqetësim tjetër, që po e mundon Kosovën dhe mbarë globin është pandemia e virusit Covid-19 dhe pasojat shkatërruese mbi jetën e përditshme të njerëzve, përfshi ekonominë, arsimin, gjendjen mentale popullatës etj.

Por, si për çudi, në Kosovë ndodhë të mos mediatizohen tema të tilla kruciale, të sipërpërmendura, por mund të na imponohen disa të tjera, si psh. çështja e vendosjes së shtatoreve të personaliteteve tona nëpër vende e hapësira të kontestuara, siç ishte rasti me dy figurat e rëndësishme të politikës dhe kulturës sonë: Ibrahim Rugovës dhe Anton Çettës. Që të dyja këto figura kishin të bënin me Ipeshkvinë e Kosovës dhe insistimin e saj gati absurd që në oborrin e Katedrales ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë të vendosen shtatoret e  këtyre dy personaliteteve. Më në fund u deshtë intervenimi i familjes, që shtatorja e prof. Anton Çettës në asnjë moment të mos vendoset në oborrin e Katedrales, ndërkohë që shtatorja e Ibrahim Rugovës u vendos, edhe përkundër reagimeve publike të mediave e personaliteteve të ndryshme, të cilët shprehën mospajtimin tyre të hapur ndaj një veprimi të tillë të  Ipeshkvisë së Kosovës, e cila  padrejtësisht figurat tona kombëtare tenton t’i vendos në kontekst të njëfarë paternalizmi dhe kujdesi fetar.

Kjo tendencë e çoroditur për të mbushur pa kurrfarë kriteri hapësirat tona publike me shtatore e monumente, rrënjët i ka te mungesa e një strategjie afatgjate institucionale mbi kujdesin dhe trajtimin ligjor të figurave tona kombëtare. Për dallim nga shtetet e avancuara europiane dhe tejatlantike, ku kujtesa historike është e kodifikuar përmes ligjeve të cilat prodhojnë obligime ndaj ruajtjes dhe kultivimit të figurave kombëtare, te ne në Kosovë, çdo kush mund të vendos në oborrin e tij dhe në oborrin e ndonjë institucioni një shtatore, e cila as nuk i plotëson kriteret artistike-estetike, as ato hapësinore e urbanistike. Rasti më i freskët ndodhi në Prizren, ku shtatorja e Skënderbeut e vendosur në një hapësirë publike, shkaktoi reagime të shumta për shkak të parametrave komik të saj, gjë që detyroi autoritet komunale të mënjanojnë këtë shtatore.

Nevoja për të mbushur hapësirat tona publike me shtatore e monumente, ende nuk po korrespondon me kulturën tonë shtetërore që të vendos rregulla e parime mbi këtë çështje.

Historia jonë është e pasur me personalitete të ndritshme, por edhe kontraverze, ndonëse ende nuk ekziston një konsensus shkencor e politik mbi unifikimin e kritereve përcaktuese mbi këto personalitete. Mungesa e këtij konsensusi ka prodhuar njëfarë anarkie në metodologjinë e vendosjes së shtatoreve e monumenteve në hapësirat tona publike dhe për rrjedhojë ndodhë që figurat e mëdha të kombit, siç janë Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Adem Jashari, në vend se ta kenë interesimin e mjaftueshëm shtetëror e institucional,me kritere të mirëfillta metodologjike, ato jo rrallë janë barrë e familjeve të tyre, të cilat herë-herë,  madje, në vend se të mbështeten të paktën moralisht, ndodhë të etiketohen e shantazhohen në forma e mënyra të ndryshme.

Figurat tona kombëtare janë pronë e gjithë popullit, kurse shteti është ai që mban llogari mbi dukjen e tyre në hapësirat publike. Rasti i fundit me shtatoret e Ibrahim Rugovës dhe Anton Çettës, shpërfaq tendencën më absurde që e drejta e pronësisë mbi figurat tona kombëtare t’i takoj çdo kujt, kurse mënyra se si shprehet kjo e drejtë sa është anakronike, po aq është edhe e rrezikshme për harmoninë tonë brendafetare. Nëse do t’i lejonim luksin Ipeshkvisë së Kosovës që të vendos shtatore të personaliteteve tona kombëtare nëpër oborret e kishave dhe katedraleve, atëherë nesër mund t’iu teket e njëjta gjë edhe bashkësive tjera fetare.

Toleranca jonë fetare e ruajt pikërisht në saje edhe të qasjes tepër të avancuar që kishin Rilindasit tanë mbi diversitetin tonë religjioz, duke shmangur çfarëdo lloj interferimi fetar në problemetikat madhore kombëtare. Multireligjioziteti i një shoqërie është pasuri përderisa ajo iu ndihmon njerëzve të njohin më mirë njeri tjetrin. Në momentin kur ndodhë të mbivendoset kriteri fetar i vlerësimit të personaliteteve kombëtare, atëherë fillon të ndjehet vrazhdësia e këmishës së ngushtë brenda së cilës nuk mund të ndjehen mirë dhe rehat këto personalitete.

 

Prishtinë, 18 janar, 2021

 

 

Next Post
Qeveria: Kampi i refugjatëve, histori e stisur si ajo e luftëtarëve të ISIS

Pritet publikimi i emrave të pronarëve në kompanitë “offshore”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In