Shqiptari Taulant Malaj është rrëfyer gjatë marrjes së gjatë në pyetje para prokurorit publik për vrasjen e dyfishtë të vajzës së tij 16-vjeçare dhe italianit 51-vjeçar Massimo De Santis. Në dëshminë e tij bukëpjekësi shqiptar shprehet se vrasja ka ndodhur për shkak të lidhjes së gruas së tij me italianin 51-vjeçar.
“Unë e bëra videon pranë kufomave, nuk kishte asnjë arsye të veçantë. I regjistrova takimet e tyre, një ditë ai e solli me makinë me Maserati. Pasi i vrava mora në telefon vëllain tim të cilit i thashë çfarë kisha bërë. Nuk erdhi menjëherë, kishte frikë, mbërriti pas ambulancës”, tha bukëpjekësi 45-vjeçar shqiptar.
“Ata ishin takuar pas një aksidenti automobilistik, që atëherë kishin filluar të flisnin dhe të dilnin. Madje hanin bashkë. Këto takime i regjistroja me celular”, shpjegoi ai.
Prokuroria ka nisur të analizojë telefonat celularë të sekuestruar nga viktimat dhe vrasësi i dyshuar, ndërkohë që një rëndësi të madhe në hetime kanë edhe dëshmitarët.
Sipas hetuesve për momentin tradhtia “nuk mund të përjashtohet por as të vërtetohet”, ashtu si “nuk ka asnjë element që të mund të thuhet se burri ka dashur të vrasë djalin e tij 5-vjeçar”, i cili ishte fshehur pas divanit, “ose se donte ta kursente” madje duke e marrë në krahë pas masakrës dhe duke i thënë gruas së tij: “Nuk po të vras se dua të të shoh duke vuajtur”.
“Unë dua ta shihja përsëri vajzën time,” tha ajo nga shtrati i spitalit të Poliklinikës Foggia ku ndodhet në spital. Sipas mjekëve, Tefta është më mirë dhe ka filluar të rikthehet vetëdija, por ende nuk janë shprehur se sa e përshtatshme mund të jetë që ai të shohë trupin e vajzës së saj dhe do të vendosin brenda 24 orëve. Për shkak se trupi i Xhesikës është në dispozicion të drejtësisë dhe për këtë arsye nevojiten autorizime.
/s.f