Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për autorin e dyshuar të vrasjes e 67-vjeçarit Petrika Treska.
Autori i dyshuar, 65 vjeçari Apostol Bollozhga nuk e ka pranuar krimin para trupit gjykues.
Avokati i të dyshuarit, Arben Lena tha para mediave:
“Deri më tani nuk ka asnjë element të detajuar që lidhet me ngjarjen. Hetimet janë në fazën e parë dhe gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’. Në të gjitha ngjarjet provat formohen gjatë hetimit. Tani janë mbledhur disa prova. I pandehuri është shprehur gjatë seancës dhe deklaroi se nuk e pranon veprën penale”.
Treska ndërroi jetë mbrëmjen e së enjtes. Ai u godit me thikë jashtë shtëpisë, ku u gjet me plagë të rënda nga bashkëshortja. Pasi u dërgua me urgjencë në spital, nuk arriti ti mbijetonte plagëve dhe u shpall i vdekur.
/a.r