Një nënë në Itali është dënuar me 30 vjet burg për vrasjen e djalit të saj 8vjeçar. Ngjarja makabre ka ndodhur në Sicili, në Santa Croce.
Veronica Panarelo vrau të birin e saj 8vjeçar, pasi ai gabimisht zbuloi lidhjen intime që ajo kishte me vjehrrin e saj.
Panarelo e mbyti djalin me kabllo elektrikë dhe e hodhi trupin në pyll. Më vonë denoncoi në polici se djali ishte rrëmbyer pasi kishte dalë nga shkolla.
Mirëpo, kamerat e sigurisë treguan se ajo e kishte marrë vetë djalin në shkollë. E vënë para këtyre fakteve, Panarelo vendosi të tregojë të ërtetën.
Panorama/d.i.