• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau të bijën në Australi, shqiptari tenton t’i japë fund jetës në burg

by A R
08/03/2020 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burri nga Shqipëria që jetonte prej kohësh në Austali, Petrit Lekaj, i dënuar me 20 vjet heqje lirie, pa asnjë kusht të mundshëm, ka tentuar të vrasë veten në qeli.

Me gjithë krimin makabër që Lekaj ka kryer, duke therrur vajzën e tij, gruaja ka zgjedhur që ta vizitojë në burg bashkëshortin. Petrit Lekaj ka tentuar vetëvrasjen, pasi gjykata dha dënimin me 20 vjet burg. Lekaj vrau brutalisht vajzën Sabrina Lekaj në Mercedezin e bardhë, që ia kishte blerë dhuratë në 18-vjetorin e saj të lindjes, shkruan “Daily Mail”.

Lekaj tani ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Yatala, pasi të martën iu dha dënimi përfundimtar për vrasjen e së bijës. Ai u dënua me të paktën 20 vjet pas hekurave dhe aktualisht po mbahet në izolim. Mediat australiane njoftojnë se gruaja e tij prej 43 vitesh, Romina e ka vizituar në burg, ndërsa edhe ka komentuar paksa për situatën.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456789PreviousNext
“Unë thjesht do të doja të them që kjo është një tragjedi familjare, një familje e shkatërruar nga paaftësia e mjekëve tanë për të diagnostikuar sëmundje mendore (nga ana e burrit tim) dhe epidemisë së ilaçeve që përfshin shteti ynë, ku edhe fëmijët tanë po bien pre e tyre “, tha ajo. Dhe, vërtetë që psikiatri i mjekoligjor David Kutlaca në shkurt 2019 i kishte thënë atij se ka probleme, 6 muaj para se të kryejë krimin.

Për shkak të problemeve të theksuara që kishte, por edhe problemeve ligjore, pasi kishte qenë 4 vjet në burg për trafik droge, Lekaj nuk punonte më. Gjykata e Lartë e Drejtësisë Trish Kelly të martën i dha atij një dënim të përjetshëm me një periudhë minimale të detyrueshme 20-vjeçare burgim, pa lirim me kusht. Gjykatësi tha se Lekaj kishte qenë një hipokrit, pasi kishte qenë vetë në burg pë trafik droge, ndërsa ka thënë se vrasjen e ka kryer pasi “kishte frikë se mos vajza hynte në rrugën e konsumit të lëndëve narkotike”.

Petrit Lekaj, një anëtar i komunitetit shqiptar që jetonte në Australi kishte marrë një thikë gati 15 cm dhe kishte vrarë me të të bijën. Sabrina kishte qenë një natë më parë në një klub, ndërsa dyshohet se ka konsumuar edhe drogë, e cila servirej në festë. Lekaj ka vrarë vajzën në sediljen e pasme të makinës, ndërsa edhe vetë u dërgua në spital, pasi goditi edhe veten me thikë.

/a.r

Next Post
8 Marsi, gratë dhe vajzat e Bashkisë së Tiranës mbjellin pemë në Parkun e Farkës

8 Marsi, gratë dhe vajzat e Bashkisë së Tiranës mbjellin pemë në Parkun e Farkës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In