• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vrau sozinë për të fshehur veten, shqiptari dhe 23-vjeçarja gjermane rrezikojnë burgim të përjetshëm

by Java News
02/09/2023 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 23-vjeçare gjermano-irakiane akuzohet për vrasje, pasi dyshohet se kërkoi në Instagram një vajzë të ngjashme me veten dhe e vrau atë, në përpjekje për të falsifikuar vdekjen e saj.

Gruaja e identifikuar si Shahraban Kh-B, fillimisht mendohej se ishte viktima e vrasjes kur trupi i lagur me gjak i një gruaje të re u gjet gushtin e kaluar në një “Mercedes” të parkuar në jug të Gjermanisë, Ingolstadt, raporton The Guardian.

Disa anëtarë të familjes së saj kishin identifikuar trupin e saj, por një raport i autopsisë të nesërmen ngriti pikëpyetje mbi identitetin e saj për shkak të tatuazheve që nuk ishin të identifikueshme. Viktima u emërua më pas si Khadidja O, një blogere bukurie 23-vjeçare me origjinë algjeriane. Dy vajzat dukeshin jashtëzakonisht të ngjashme, kishin pigmentin e lëkurës të njëjtë dhe flokët e gjata të zeza.

Prokurorët thanë se Shahraban Kh-B u akuzua gjithashtu se i kishte ofruar një burri, të identifikuar si A, 10 mijë euro për të vrarë vëllain e burrit të saj. Ajo dyshohet se i ka paguar atij një paradhënie prej 5 mijë euro, por ai i ka marrë paratë pa vepruar sipas kërkesave të saj të përsëritura për të kryer vrasjen. Ajo e ka pranuar akuzën.

Një 24-vjeçar kosovar, i quajtur Sheqir K, i cili akuzohet se ka vepruar si bashkëpunëtor i Shahraban Kh-B dhe ka ndihmuar në vrasjen, gjithashtu do të dalë në gjyq. Sheqir K akuzohet gjithashtu për nxitje në vrasje, pasi i kishte dorëzuar një listë me emrat e dëshmitarëve të mundshëm në këtë rast një shoku të burgosur që takoi në burg pas arrestimit dhe u përpoq ta bindte që t’i vriste ata, duke e siguruar se do ta paguante. I burgosuri e refuzoi ofertën dhe e mohon akuzën.

Shahraban Kh-B dhe Sheqir K të dy do të dalin në gjyq për vrasje dhe tentativë për nxitje për vrasje. Të dy mohojnë akuzat për vrasje. Viktima kishte pranuar një kërkesë nga Shahraban K, e cila i kishte shkruar në Instagram duke i ofruar trajtim falas në një studio kozmetike.

Shahraban K dhe Sheqiri e morën atë nga nga shtëpia me një veturë dhe gjatë udhëtimit u ndalën në mal. E nxorën nga vetura Khadidjan dhe e goditën prapa kokës duke e rrëzuar në tokë, “para se ta vrisnin me 56 goditje me thikë”. Prokuroria ka deklaruar se trupi i viktimës është shpërfytyruar tërësisht.

Më shumë se 190 dëshmitarë janë në dispozicion për t’u thirrur për të dëshmuar për këtë rast. Gjurmët e ADN-së dhe bisedat telefonike formuan pjesën kryesore të provave që çuan në akuza.

Nëse ata dënohen, do të përballen me burgim të përjetshëm, por ende nuk është caktuar një datë për gjykim.

/f.stafa

Next Post
Rama drejton mbledhjen e Këshillit të Sigurimit më 20 shtator, i pranishëm edhe Zelensky

Rama drejton mbledhjen e Këshillit të Sigurimit më 20 shtator, i pranishëm edhe Zelensky

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

March 5, 2026
VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

March 5, 2026
Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

March 5, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In