Burg autorit të dyshuar për vrasjen e punonjësit të karburantit në Sarandë, Artan Hoxha. Mësohet se vendimi është dhënë sot nga Gjykata e qytetit bregdetar për Arqile Kocin, 27 vjeç. Gjyqtari Alltun Çela caktoi masën e sigurisë ‘Arrest me burg pa afat’ për Koçin, ndaj të cilit rëndojnë akuzat ‘Vjedhje me pasojë vdekjen’ dhe ‘Prodhim dhe shitje e narkotikëve’.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, në orën 4 të mëngjesit në një pikë karburanti në Qafë-Gjashtë. Sipas të dhënave policore, autori me një motor të kuq dhe skafandër në kokë ka qëlluar me armë mbi 44-vjeçarin Hoxha dhe më pas ka grabitur 60 mijë lekë të reja. Blutë e Sarandë pohuan se 27-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike.
ma.me