• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau Madrit Ulqinakun, familjarët e Horgito Peqinit: Dënojmë krimin, nuk kemi asnjë lidhje me…

by
20/08/2022 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin mbrëmjen e së mërkurës, ku 18-vjeçari Horgito Peqini, i mori jetën 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku në qendër të Elbasanit.

Pas ngjarjes policia arrestoi një nga shokët e Horgitos, Eiden Dinon, ndërsa shpalli në kërkim autorin e ngjarjes Peqinin dhe 33-vjeçarin Klaudjan Sallufi.

Sipas asaj që ka dëshmuar i arrestuari Eiden Dino në polici por edhe sot para trupës gjykuese, gjithçka ka ndodhur për një fjalë goje. Dino ka thënë se ka qenë fillimisht Klaudjan Sallufi i cili është kapur me fjalë me Madrit Ulqinaku, duke pretenduar se ky i fundit e kishte shkelur, dhe më pas ka ardhur Horgito i cili ka nxjerrë pistoletën nga marsupi dhe ka qëlluar me një plumb mbi 33-vjeçarin.

Dino ka theksuar se para kësaj ngjarjeje ai sëbashku me Horgiton dhe Klaudjanin kanë qenë duke pirë birra dhe konsumuar kokainë.

Ndërkohë policia nga ana tjetër është duke hetuar për prishje të pazareve të drogës mes të rinjve, pasi dyshohet se të gjithë personat e përfshirë në ngjarje kanë qenë shpërndarës të lëndëve narkotike.

Pas ngjarjes në media u tha se Horgito Peqini është nipi i Eduart Peqinit i njohur ndryshe si Mandela i Elbasanit, kreut të bandës më famëkeqe të vitit 1997-të.

Por daja i Horgitos, Gentjani i kontaktuar nga Abcnews.al, ka mohuar çdo lidhje farefisnore me Mandelën e Elbasanit, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin e përjetshëm në burgun e Peqinit për krimet që ka kryer në vitin 1997-të.

Sipas Gentjanit, mediat kanë nxituar të bëjnë lidhjen mes Horgitos dhe Mandelës, vetëm duke u nisur nga mbiemri i përbashkët që kanë të dy, Peqini.

“Personin që bëri atë vrasje nuk është nipi i Mandeles. Unë jam daja i Horgitos. E dënoj atë që bëri nipi im”, thekson Gentjani për abcnews.al.

Më tej daja i Hogitos i kërkon drejtësisë që të hetojë deri në fund ngjarjen, pasi duhet sqaruar njëherë e mirë se çfarë e lidhte nipin e tij me një 33-vjeçar. Gentjani thekson se sa herë ka ardhur në Shqipëri ka takuar shokët e Horgitos, të cilët janë bashkëmoshatarë me të, dhe se nuk e kupton se çfarë mund ta lidhte nipin e tij me një 33-vjeçar.

“Unë e dënoj ashpër veprimin e nipit tim. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së djalit që u vra. Por i bëj thirrje policisë që të hetojë ngjarjen, për të kuptuar se e kujt ishte pistoleta, dhe se cila ishte arsyeja që nipi im shoqërohej me një 33-vjeçar. Unë jetoj jashtë, por sa herë kam ardhur në Shqipëri dhe kam takuar shoqërinë e nipit tim, kamë parë se ata janë të gjithë bashkëmoshatarë, dhe nuk e kuptoj se çfarë ka dashur nipi im me një 33-vjeçar. Nipi im duhet të dënohet për atë që ka bërë, por policia duhet të hetojë deri në fund ngjarjen”, thekson më tej Gentjani për abcnews.al.

Ndërkohë daja i të riut Horgito Peqini, ka folur dhe për dëshminë e bërë nga Eiden Dino në polici, i cili ka thënë se para ngjarjes Horgito dhe Klaudjani kanë pirë drogë.

Sipas Gentjanit nipi i tij nuk pinte as cigare, prandaj kjo ngjarje duhet të hetohet deri në fund nga policia.

/e.d

Next Post
E pazakontë/ Nis gara e shtrirjes në Mal të Zi, nën hijen e një peme për 350 euro

E pazakontë/ Nis gara e shtrirjes në Mal të Zi, nën hijen e një peme për 350 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In