• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau kunatin pasi kishte abuzuar me vajzën, gazetari: Media dhe opinioni në Greqi janë solidarizuar me babanë

by A R
11/01/2024 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Më helmoi fëmijën”, kështu deklaroi 50-vjeçari Fatmir Terallari i cili vrau kunatin e tij 33-vjeçar, pasi e bija i rrëfeu se ishte përdhunuar për 9 vite rresht nga vëllai i njërkës së saj.

Një ngjarje e rëndë, e cila është komentuar shumë në vendin fqinj. Për të folur mbi këtë ngjarje ishte në një lidhje me “SKYPE”  me emisionin Vizioni i Pasdites të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, gazetari Edmond Guri.

Gazetari theksoi se kjo ngjarje ka bërë që opinioni publik si në shumë pak raste të rreshtohet në krah të autorit të krimit.

Ai theksoi se qytetarët e shohin monstruoz veprimin e 33-vjeçarit, ndërsa në shumë komente kërkojnë që 50-vjeçari Terallari të trajtohet ndryshe.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Një tjetër ngjarje ka ndodhur me protagonistë shqiptarë, ku babai vrau kunatin e tij pasi i kishte thënë për përdhunimin e vajzës?

Edmond Guri: Ngjarja është në zhvillim e sipër, është në zbardhje e sipër. Por në çdo rast ka indinjuar opinionin. Është në rastet e pakta kur në media ka një solidaritet me babain. Përveç faktit se është absurde të paktën në vendin tonë, të kemi një monstër të tillë i cili ka abuzuar me një të mitur, dhe jo vetëm kaq ka ushtruar dhe dhunë psiokologjike, duke shantazhuar edhe me video. Ishte dëshmia e të bijës që i tregoi të bijës se çfarë ka ndodhur. I ati i shkokuar ka marrë makinën ka shkuar në një vend të veçantë, e ka qëlluar dy herë me çifte dhe e ka ekzekutuar, më pas ka telefonuar policinë dhe bashkëshorten duke i thënë se ka vrarë vëllain tënd.

Brikena Prifti: Thuhet se ai bashkë me vajzën kanë shkuar në polici, kanë bërë një denoncim, dhe pasi ka parë mesazhet ka kërkuar takim me kunatin?

Edmond Guri: Njoftim zyrtar i policisë është që 50-vjeçari ka informaur policinë pasi ka kryer vrasjen e kunatit të tij. Ai ka thënë se më helmoi vajzën më shkatërroi vajzën dhe ka vrarë.

Brikena Prifti: Vajza kishte dhe dy motra, por që nuk kishin dijeni?

Edmond Guri: Janë informacione që dalin nga mediat, por unë di që ato janë pjesë e hetimit. Siç i thashë është në rastet e pakta që kanë indinjuar opinionin publik, ku është kërkuar që trajnimi gjyqësor ndaj 50-vjeçarit të jetë ndryshe nga rastet e tjera.

Brikena Prifti: Sa mendon se do të ndikojë kjo në opinionin për shqiptarët?

Edmond Guri: Për hir të së vërtetës edhe pse për trupin gjykues ka shumë pikëpyetje, sërish ata janë njerëz dhe kanë mendësi dhe gjakftohtësinë për të trajtuar specifikisht çdo ngjarje të possaçme. Siç ishtë rasti analog ku djali ekzekutoi babain pasi abuzonte me motrën e tij, është trajtuar ndryshe. Unë mendoj që do të kemi një trajtim ndryshe.

/a.r

Next Post
100-vjetori i lindjes së Kadri Roshit, i biri rrëfen të pathënat e aktorit të madh

100-vjetori i lindjes së Kadri Roshit, i biri rrëfen të pathënat e aktorit të madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In