Gjykata në Greqi la në burg Pandeli Nakolecin për vrasjen e gruas së tij, Marjolës, e cila në të njëjtën kohë që ai mbante fjalën e pendesës përballë gjyqtarit, u përcoll në Korçë për në banesën e fundit.
Mediat greke raportojnë se 40-vjeçari pranoi krimin dhe tha se do të mbante përgjegjësi të plotë për atë që ka bërë, por shtoi se qëllimi i tij nuk ishte vrasja.
“Jam i shokuar dhe i shkatërruar mendërisht, i dëshpëruar dhe në burg mendoja të lëndoja veten. Unë nuk kish aq qëllim ta vrisja, gjithçka ndodhi në shpërthim të atij momenti.”
Jashtë derës së gjykatës avokatja e familjes së 36-vjeçares kërkoi që autoritetet të japin dënim të ashpër në mënyrë që të jetë shembull se shoqëria nuk pranon sjellje të tilla të dhunshme.
Vrasja në familjen shqiptare u regjistrua mëngjesin e të shtunës në apartamentin ku ata jetonin dhe dëshmitarë të ngjarjes ishin fëmijët e çiftit.
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.