“Nëna e Caroline donte të dilte sot në gjykatë, por ekspertët nuk e lejuan atë që të mos tronditej shëndeti i saj,”-kështu tha avokati i familjes së 20-vjeçares Caroline Crouch, duke nënvizuar se as babai i viktimës nuk mund të jetë në gjyq për shkak të problemeve të rënda që gjithashtu ka.
Gjyqi për vrasjen e 20-vjeçares Caroline në Glyka Nera ka nisur pak pas orës 9:20 të mëngjesit të sotëm, ku i akuzuar është bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos. Sipas mediave greke, piloti në momentin kur është ngjitur në dhomën e dëshmitarit dhe është thirrur për të deponuar është deklaruar si i martuar dhe i ve.
Pasi gjykata hodhi shortin e katër anëtarëve të jurisë, prokurori lexoi aktakuzën e rëndë ndaj pilotit 33-vjeçar, i cili nga vendi i të akuzuarit dëgjoi me vëmendje, pa u shprehur. Pas leximit të aktakuzës, mbrojtja e 33-vjeçares ka bërë kërkesë për shtyrjen e gjykimit. Kështu që gjykata vendosi që gjykimi i 32-vjeçarit të bëhej më 12 prill. Po ashtu, Gjykata pranoi padinë edhe të Shoqatës për të Drejtat e Kafshëve, të cilët duan që Babis të dënohet edhe për ngordhjen e qenit të familjes.
/a.r