• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau gjyshen dhe veten/Në 10 vjet në familjen Curri janë vrarë 6 persona për hakmarrje

by Java News
05/04/2017 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në harkun e dhjetë viteve, në familjen Curri janë vrarë me armë zjarri gjashtë persona për motive hakmarrje.

Seria e vrasjeve në këtë familje nisi me xhaxhain e 25- vjeçarit (djali i gjyshes së vrarë, Hurme Curri), Enkelejd Curri. Ai u vra në një hotel në kryqëzimin në rrugën që lidh Rrashbullin me qytetin e Shijakut, shkruan “Panorama”.

Në vitet ‘97, duke shkrehur me armë në rruge, ai gabimisht ka vrarë një të moshuar, ndërkohë ishte kthyer në një person problematik në qytetin bregdetar të Durrësit. Dyshohet se ai u ekzekutua për të marrë hakun e të moshuarës së vrarë. Në datën 27 janar të vitit 2010, në një lokal të Durrësit mbetën të vrarë pas ekzekutimit me armë babai i Ersid Currit, shtetasi Luan Curri, dhe kushëriri i tij, Ani Curri. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë edhe inxhinieri Edmond Shemsi, shkruan “Panorama”.

Pas hetimeve rezultoi se shënjestër e kësaj vrasjeje ishte pikërisht Luan Curri. Në dosjen e policisë rezulton se “Rreth orës 22:30 të datës 27.01.2010, në lagjen nr.10 të qytetit të Durrësit, një person i armatosur, (shtetasi Arjan Çelaj), ka hyrë në ambientet e një lokali, në vendin e njohur si ‘Lagjja e Re’ dhe ka qëlluar me breshëri automatiku.

Si pasojë mbetën të vrarë tre persona, ndërsa në lokal në momentin e shkrehjes së armës ndodheshin 9 persona, mes tyre edhe viktimat. Luan Curri dhe nipi i tij, Ani Curri, kanë qenë në një tavolinë, ndërsa shtetasi Edmond Shemsi ka qenë në një tjetër tavolinë, duke biseduar me disa të njohur të tij.

Nga hetimet rezultoi se objektivi ishte Luan Curri, me të cilin autori kishte një konflikt të hershëm”.

Shtatë muaj pas vrasjes së Luan Currit, më 14.08.2010 u vra me një ekzekutim mafioz djali i tij, Mario Curri.

19-vjeçari u vra me plumb në kokë. Ndryshe nga rasti i të atit, ku për vrasjen e tij po vuan dënimin një person, krimi i ndodhur te stacioni i furgonëve të linjës për në Tiranë, ku mbeti i vrarë me plumb pas koke Mario Curri, ka mbetur pa autorë.

Mario Curri u vra në mes të ditës dhe në vendin më të populluar me mjete e kalimtarë. 7 vite pas këtyre krimeve të rënda, Ersid Curri dhe gjyshja e tij Hurme Curri u gjetën pa jetë në banesën e tyre. Ata rezultojnë të vrarë me armë zjarri.

Paraprakisht është dyshuar se i riu në gjendje depresioni ka vrarë gjyshen e më pas veten, por nisur nga seriali i krimeve të mëparshme në familje, policia nuk e përjashton as pistën e vrasjes.

Viktima e djeshme Ersid Curri rezulton se ka kryer rreth 10 vite burg për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Klejdi Myzyri (asokohe 14 vjeç). Ai është liruar 1 vit më parë nga burgu, por sipas të afërmve është ndier gjithnjë i kërcënuar për një hakmarrje të mundshme.

Next Post
Vendimi/ Si ju falën CEZ pronat miliona euro të KESH në vitin 2012

Media ruse: Sali Berisha mund të dalë në gjykatë pasi armatosi UÇK-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In