• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau e groposi shokun, Zekaj: U ktheva 4 herë te vendi ku fsheha trupin pasi…

by A R
12/03/2018 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga dëshmia e 32- vjeçarit nga Malësia e Madhe, Albert Zekaj, për vrasjen e shokut të tij nga Fieri, Kreshnik Beqiraj.

Mësohet se i riu i akuzuar për vrasje, ka shpjeguar për grupin hetimor se pas krimit të rëndë, ai ka shkuar edhe katër herë të tjerë te vendi ku kishte groposur mikun që e strehoi atë për një kohë të gjatë në shtëpinë e tij në Fier.

“Pasi e groposa, kam shkuar edhe katër herë të tjera në kohë të ndryshme, për të kontrolluar nëse ishte zbuluar vendi ose jo. Hera e fundit ka qenë para një muaji. Kisha merak që e kishin zbuluar, ndaj nuk më zinte vendi dhe jam detyruar të kthehem vetë për të parë. Kur e shihja që në vend nuk kishte gërmime, qetësohesha”, është shprehur gjatë dëshmisë së tij 32-vjeçari Zekaj.

Edhe pas krimit, ai ka qëndruar për rreth tre muaj në banesën e horrorit. Në muajin gusht, Zekaj është larguar nga Fieri dhe ka kërkuar ndihmë në një shoqatë fetare në Tiranë, përmes së cilës kishte përfituar strehim dhe ushqime. Por, nga ana tjetër edhe vizitonte shpesh familjen e tij në fshat në Malësinë e Madhe, aty ku edhe u arrestua.

Mësohet se 32-vjeçari është shprehur se teksa strehohej në një shoqatë fetare në Tiranë, ai kishte pikasur se ngjarja e tij po zbulohej, pasi kishte parë prani të Policisë në këtë qendër. Më pas, ai ishte detyruar të largohej dhe të kërkonte ndihmë te disa të afërm të tij për ta strehuar.

Siç ai ka deponuar, ai është detyruar t’ua rrëfejë krimin e rëndë, që kishte bërë disa të afërmve, te të cilët kishte pasur besim se do ta strehonin. Por ata nuk kanë pranuar ta ndihmojnë duke i thënë se duhej të vetëdorëzohej në Polici. Dy ditë më parë, gjatë seancës për masën e sigurisë, Zekaj është shprehur se “jam i penduar dhe u kërkoj falje familjarëve. Ligji le të veprojë”.

Ai ka dhënë më pas dëshmi tronditëse para trupit gjykues për mënyrën se si ka kryer vrasjen e 36-vjeçarit Beqiraj, më 22 qershor të vitit të kaluar, por që u zbulua vetëm pas gjetjes së trupit, katër ditë më parë në një kanal në fshatin Daullas në Fier. Zekaj ka pranuar autorësinë e vrasjes së shokut të tij, me të cilin kishin ndarë shtëpinë në Fier dhe madje, ka treguar dhe si e ka kryer krimin.

Ai ka shpjeguar se natën e vrasjes kishte shkuar në gjendje të dehur në shtëpinë ku jetonte bashkë me Kreshnik Beqirajn. Nën efektin e alkoolit, ai tha se e kishte goditur shumë herë me çekiç, ndërsa 36-vjeçari ishte në gjumë, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas e ka lënë trupin për tri ditë të fshehur në shtëpi dhe pastaj e ka copëtuar.

Më tej, e ka mbështjellë me batanije dhe i ka vendosur në një valixhe dhe pjesët e trupit i ka hedhur në një zonë të fshatit Daullas. Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve, pasi i ati i Kreshnikut kishte humbur kontaktet me të birin, ka shkuar në shtëpinë ku jetonin dy të rinjtë për t’u interesuar.

“Isha i dehur. Piva në një lokal te ‘Zogu i Zi’. Kur shkova në shtëpi, ai po flinte. Mora një çekiç dhe e godita disa herë në kokë. Nuk e di sa herë, por ndoshta nja dhjetë herë. E godisja me nerva. Pastaj, kur u sigurova që vdiq, e fsheha poshtë krevatit që të ngrinte gjaku. Tri ditë e mbajtja në shtëpi se nuk kisha si ta nxirrja trupin nga aty. Një ditë më pas erdhi i ati dhe e kërkoi, por unë i thashë që ishte në punë. Kur iku ai, mori një fotografi dhe e dija që do denonconte, prandaj kërkova mjete prerëse, sëpatë dhe thikë. E copëtova trupin ditën e tretë dhe e futa në valixhe, pastaj e mbështolla me batanije dhe shkova natën e varrosa në kanal. Isha i çoroditur nga ajo që kisha bërë. U pendova që atë ditë. Edhe tani ndihem në faj. Jam penduar dhe u kërkoj falje familjarëve”, deklaroi në Gjykatë 32-vjeçari Zekaj./panorama/a.m.

Next Post
A u paguan 80 mijë $ për foton me Obamën? Ja si përgjigjet Rama

A u paguan 80 mijë $ për foton me Obamën? Ja si përgjigjet Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In