Flamur Rexha, 44 vjeçari kosovari që dyshohet se vrau dy djemtë e tij (11 dhe 13 -vjeç), plagosi gruan dhe më pas bëri vetëvrasje, do të varroset sot në Kosovë.
Familjarët kanë bërë një njoftim në Facebook, duke thënë se varrimi i tij do të bëhet në fshatin Ponoshec të Gjakovës.
Kujtojmë se gruaja e tij, Avdije Rexha, ka dalë nga koma artificiale. Ajo i mbijetoi gjakderdhjes së tmerrshme, por ende nuk është në gjendje të merret në pyetje, ka raportuar Bild.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbremjen e 27 dhjetorit në Hamburg të Gjermanisë, ku shqiptari vrau dy djemtë e tij te mitur. 44-vjeçari më pas ka vrarë edhe veten.
Tre personat u gjetën pa shenja jete në një ndërtesë banimi në Glinde, pranë Hamburgut. Ndërkohë autoritetet po vazhdojne hetimin ne lidhje me ngjarjen.