• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vrau drejtoreshën e fotografisë gjatë xhirimeve/ Trump ngre akuza të rënda ndaj Alec Baldwin: E bëri me qëllim

by Java News
08/11/2021 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka akuzuar aktorin Alec Baldwin për vdekjen tragjike të drejtoreshës së fotografisë, Halyna Hutchins. Sipas tij, ajo që ndodhi në setin e filmit “Rust”, nuk ishte domosdoshmërisht një aksident.

Siç raportohet nga “Business Insider”, Trump foli për incidentin e “Rust” dhe rolin e Baldwin në të, në podkastin e prezantuesit Chris Stigall.

“Ai është një djalë telashesh. Ka diçka që nuk shkon me të. E kam parë prej vitesh. Ai grindet me gazetarët. Ai është i çmendur. Dhe duke marrë parasysh që është një njeri i tillë, për mendimin tim, ai ka gisht në atë që ndodhi.”,- tha Trump.

Baldwin ka treguar se të shtënat ishin një “aksident tragjik” dhe ka pohuar se i është thënë që arma nuk ishte e mbushur. Por Trump tha se Baldwin nuk duhej ta kishte drejtuar armën drejt një anëtari të ekuipazhit, të mbushur apo jo.

“Por si mund ta marrësh një armë? Pavarësisht nëse është e mbushur apo jo, si e merr një armë, ia drejton dikujt që nuk është as në film, tërheq këmbëzën dhe e lë të vdekur?”- tha Trump.

Ai shtoi se nëse do t’i jepej një armë, ai fillimisht do ta gjuante në ajër.

“Është e çuditshme! Kush do të merrte një armë dhe do t’ia drejtonte një kinematografeje dhe do të tërhiqte këmbëzën?“,- shtoi ai.

Trump vazhdoi të pyeste se si arma ishte e mbushur me municion të vërtetë, duke hedhur akuza ndaj Baldwin se “ndoshta ai e ka ngarkuar atë”. Gjithë ky mllef i Trump ndaj Baldwin, në fakt, i ka fillesat nga imitimet që ky i fundit i ka bërë ish-presidentit në “Saturday Night Live”.

I pyetur në lidhje me imitimet e Baldwin, Trump pretendoi se ato ishin “të tmerrshme”.

“Ka diçka që nuk shkon me të. Ai është një djalë i sëmurë. Dua të them, e kam parë për vite me radhë. Mendoj se ka bërë një punë të keqe duke më imituar mua”,– tha Donald Trump.

g.kosovari

Next Post
I dënuari për trafik droge nuk u kthye më, pezullohen lejet në burgun e Drenovës

Burgu i Drenovës, “pikë e nxehtë” Covidi. Disa të dënuar në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In