• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vrau djemtë dhe veten/ Hetuesit gjermanë: Shkak i krimit, mosmarrëveshjet martesore

by Java News
15/01/2022 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mosmarrëveshjet martesore gjatë festave të fundvitit mësohet se kanë qenë shkak i tragjedisë me tre të vdekur në Gjermani, ku shqiptari nga Kosova, Flamur Rexha 44 vjeç qëlloi për vdekje dy djemtë e tij të moshës 13 dhe 11-vjeçare dhe po ashtu plagosi gruan e tij Avdije Rexha, 38 vjeçe dhe në fund qëlloi veten. Nga e gjithë kjo ngjarje ka mbijetuar gruaja, e cila është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas mediave gjermane, të cilat citojnë hetuesit që po merren me investigimin e krimit të rëndë, mësohet është se familja shqiptare kishte pasur shpesh debate. Fqinjët thonë se Flamuri ka qenë gjaknxehtë. Ai madje mësohet se në të kaluarën kishte kërcënuar edhe të afërmit e tij, të cilët e kishin denoncuar në polici.

Avdije Rexha dëshmoi se fillimisht ka pasur një debat verbal me bashkëshortin e saj Flamurin, pastaj bashkëshorti papritmas ka nxjerrë një armë dhe ka shtënë.

Po ashtu, sipas autoriteteve, qysh në mars të vitit 2020, gjatë një debati të ashpër mes prindërve, djemtë kishin telefonuar policinë. Sabine Schmidt nga Zyra për Mirëqenien e të Rinjve Stormarn ka treguar për rastin.

“Si rezultat, më 24 mars të vitit 2020 morën një raport nga policia për dhunë në familje. Kur marrim një mesazh të tillë, ne flasim me të gjithë të përfshirët. Prindërit ishin shumë të kuptueshëm. Nuk kishim asnjë dëshmi se prindërit kishin probleme psikike. Ne gjithashtu nuk gjetën ndonjë tregues për ndonjë rrezik të mirëqenies së fëmijëve”, tregon Sabine. “Po të kishte qëllime të ndarjes nga ana e prindërve, do të mund të paramendoja se mund të vinte te një ngjarje kaq e tmerrshme. Frika nga humbja mund të luajë një rol të madh. Bëhet fjalë për fëmijët”, thotë Schimdt.

g.kosovari

Next Post
Basha takohet me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Nga informimi për përjashtimet, te dalja në terren

Basha takohet me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Nga informimi për përjashtimet, te dalja në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In