Policia turke ka vënë në pranga një imam xhamie, pasi akuzohet se ka vrarë një person, i cili u gjet në një përrua një ditë më parë, në lagjen “Alaçam” të Samsunit.
Mësohet se trupi i pajetë i përkiste İsmail Ayan, 64 vjeç, të cilit iu konstatua një plagë me armë zjarri në trup, që i kishte shkaktuar edhe vdekjen.
Pas kryerjes së hetimeve përkatëse, policia doli në konkluzionin se, shkak për ngjarjen e rëndë, ishte një debat mes imamit dhe viktimës për çështjen e të ardhurave.
Ishte gruaja e viktimës, e cila bëri denoncimin në komisariat për krimin e rëndë, krim, të cilin e pranoi edhe vetë imami pasi u arrestua.
/a.r